Pista e re e atletikës, Manastirliu: Investim strategjik për përmirësimin e infrastrukturës sportive në Universitetin e Sporteve

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu inspektoi punimet që po kryhen për rikonstruksionin e fushës së futbollit dhe pistës së atletikës


Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu inspektoi punimet që po kryhen për rikonstruksionin e fushës së futbollit dhe pistës së atletikës, një investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, në bashkëpunim me Universitetin e Sporteve të Tiranës. Ky investim synon përmirësimin e kushteve për studentët, sportistët dhe gjithë komunitetin sportiv, duke krijuar një infrastrukturë moderne dhe të përshtatshme për aktivitete stërvitore dhe garuese.

Gjatë inspektimit të punimeve, ministrja Manastirliu, tha se ky investim do t’u vlejë jo vetëm studentëve, por edhe sportistëve profesionistë dhe elitarë.

“Ky është një tjetër standard që i vendoset këtij universiteti në raport jo vetëm me atë që studentët presin për sa i përket mësimdhënies, praktikës dhe gjithashtu edhe stërvitjeve që duhet të realizohen në kushte dhe standarde bashkëkohore, sikurse ky investim do të sjellë, por nga ana tjetër do t’u vlejë edhe sportistëve tanë profesionistë dhe elitarë. Gjithashtu, bashkëpunimi që ky universitet ka me të gjitha federatat olimpike dhe jo olimpike, si dhe me shkollat, do të sigurojë që ky investim të shërbejë për brezat e ardhshëm, duke nxitur dhe promovuar sportin dhe edukimin fizik në nivele më të larta”, tha ajo.

Manastirliu theksoi gjithashtu rëndësinë e këtij projekti në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës sportive dhe akademike në Universitetin e Sporteve.

“Do të kemi mundësinë që ky investim, së bashku me investimet e tjera që po realizohen këtu për sa i përket laboratorëve të kërkimit shkencor dhe investimeve të planifikuara, do të përmbyllë ciklin e domosdoshëm të investimeve për të siguruar që mësimdhënia në Universitetin e Sporteve të jetë e standardeve më të mira. Kjo do të garantojë kushte optimale për aspektet stërvitore dhe përgatitjen e sportistëve të rinj, edukimin fizik, si dhe të gjithë atyre që kanë pasion sportin, duke u ofruar një infrastrukturë të përshtatshme dhe moderne. Jam e bindur se ky projekt do të pasohet nga investime të reja që do të forcojnë më tej kapacitetet e këtij universiteti”, u shpreh Manastirliu.

Ndërtimi i fushës së futbollit, pistës së atletikës dhe investimet e tjera të realizuara në Universitetin e Sportit gjatë viteve të fundit për përmirësimin e infrastrukturës laboratorike janë pjesë e një harte më të gjerë investimesh dhe nismash që qeveria shqiptare po ndërmerr për të mbështetur sportin dhe edukimin fizik të të rinjve, duke filluar që nga arsimi parauniversitar.

Burimi ATSH

Fino me ministrin Byrne: Mirënjohje për Irlandën për mbështetjen e Shqipërisë në rrugën drejt BE-së

Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Megi Fino, është takuar me ministrin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe të…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Fino me ministrin Byrne: Mirënjohje për Irlandën për mbështetjen e Shqipërisë në rrugën drejt BE-së

Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Megi Fino, është takuar me ministrin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe të…