Roli i NATO-s në Kosovë, Osmani takon gjeneralin Cavoli

NATO përfaqësohet në Kosovë përmes misionit paqeruajtës KFOR


Presidentja Vjosa Osmani në Konferencën e Sigurisë në Munih, është takuar me komandantin suprem të Forcave Aleate për Evropë (SACEUR) në NATO, gjeneralin Christopher Cavoli, me të cilin ka diskutuar për rolin e organizatës më të madhe ushtarake në Kosovë.

Osmani ka ri-konfirmuar gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me NATO-n edhe në të ardhmen.

“Diskutuam mbi rolin e pazëvendësueshëm të NATO-s në Kosovë gjatë 23 vjetëve të fundit në mbrojtje të sigurisë dhe stabilitetit. Në këtë kohë përcaktuese për kontinentin evropian, riafirmova përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për një bashkëpunim të ngushtë me aleancën, duke kontribuar aktivisht në sigurinë e rajonit dhe më gjerë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Kujtojmë, NATO përfaqësohet në Kosovë përmes misionit paqeruajtës KFOR. /KosovaPress/

Lexo më shumë nga

Rama: Vota më 11 maj, e lidhur drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe drejtuesja politike e PS për Qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilluan…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Vota më 11 maj, e lidhur drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe drejtuesja politike e PS për Qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilluan…