Saranda në “Tourism Travel Show Albania”, Denaj: Tashmë destinacion gjithëvjetor

Potencialet turistike të qytetit të Sarandës u prezantuan në Panairin “Tourism Travel Show Albania”, që u zhvillua në Tiranë disa ditë më parë.


Potencialet turistike të qytetit të Sarandës u prezantuan në Panairin “Tourism Travel Show Albania”, që u zhvillua në Tiranë disa ditë më parë.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndau në rrjete sociale pamje nga ambientet e panairit dhe pavijonit turistik të Bashkisë Sarandë, ku prezentohen bukuritë natyrore dhe atraksionet kulturore të kësaj zone.

“Oferta turistike e Sarandës u prezantua me krenari në Panairin “Tourism Travel Show Albania”, duke promovuar bukuritë natyrore, atraksionet kulturore dhe përvojat unike që kjo perlë e jugut të Shqipërisë, tashmë një destinacion gjithëvjetor, u ofron vizitorëve nga e gjithë bota”, shkruan Denaj.

I përkufizuar si “Qyteti i bardhë”, Saranda është e rrethuar nga kodra dhe përballë saj ndodhet ishulli grek i Korfuzit. Përveç diellit e plazhit, Saranda njihet dhe për historinë dhe kulturën e saj: e magjishme është kalaja e Lëkurësit, ndërsa Parku Arkeologjik i Butrintit kuriozon turistët e shumtë me historinë e tij mijëravjeçare.

Krimi zgjedhor, hapet zyra e posaçme për SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme në KQZ

Kjo zyrë është pjesë e marrëveshjes së firmosur ndërmjet KQZ-së, SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme, që synon të forcojë bashkëpunimin…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Krimi zgjedhor, hapet zyra e posaçme për SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme në KQZ

Kjo zyrë është pjesë e marrëveshjes së firmosur ndërmjet KQZ-së, SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme, që synon të forcojë bashkëpunimin…