
Mynih – Kos: Me Shqipërinë dhe Malin e Zi, aspektin teknik të integrimit e mbyllim brenda 2027-ës
Komisionerja për Fqinjësinë dhe Negociata në Bashkimin Evropian, Marta Kos e pranishme në panelin “Zgjerimi i BE-së” në Konferencën e Sigurisë në Mynih tha sot se duhet përshpejtuar procesi integrimit për vendet aspirante për integrimin në BE.

Komisionerja për Fqinjësinë dhe Negociata në Bashkimin Evropian, Marta Kos e pranishme në panelin “Zgjerimi i BE-së” në Konferencën e Sigurisë në Mynih tha sot se duhet përshpejtuar procesi integrimit për vendet aspirante për integrimin në BE.
Kos në panelin ku ishte i pranishëm dhe Kryeministri Edi Rama, tha se agresioni i Rusisë në Ukrainë ka nxitur BE përshpejtojë procedurat e integrimit.
“Zgjerimi sot nuk ndikohet vetëm nga ajo që bën SHBA, por gjeopolitika. Kur Sllovenia hyri në BE, ishte e lehtë, por më vonë u bë e vështirë pasi vendet anëtare duhet të hyjnë më në thellësi. Sot kemi një situatë specifike. Kemi forca të jashtme që ndërhyjnë dhe përçajnë”, tha Kos.
Ajo tha se BE është garantë për siguri dhe paqe.
“BE u krijua për ruajtjen e paqes sigurisë dhe prosperitetit, kjo është fuqia e BE. Zgjerimi është garanci më e madhe e sigurisë. Ka prirje nga veriu i Europës, vende me nivel të lartë të sundimit të ligjit që po marrin në konsideratë të kthehen”, u shpreh Kos.
Ajo kujtoi dhe qëndrimin e Presidentes së Komisionit Evropianë, Von der Leyen, e cila ka bërë një deklaratë për përshpejtimin e vendeve në Europë.
“Po e përshpejtojmë tashmë procesin, sidomos me Ukrainën. Po punojmë 2 deri në 3 herë më shpejtë. Na duhet të bëjmë dallimin mes pjesës teknike të procesit dhe pjesës politike. Kur bëhet fjalë për pjesën teknike, mund të përmbyllim me Malin e Zi dhe Shqipërinë deri në fund të vitit 2026 ose 2027. Por ka dhe një pjesë politike që do të thotë se asnjë hap i rëndësishëm nuk mund të merret pa vullnetin e vendeve anëtare. Këtu i shoh mundësitë sot. Për pjesën teknike, për të cilën jam e ngarkuar, mund të bëjmë shumë. Jo vetëm për Ukrainën, por edhe për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Duhet të flasim dhe po flasim me shtetet anëtare për atë që mund të bëjmë sepse është pjesa teknike, por edhe vullneti politik”, tha ajo.
“Kur janë 27 vende që duhet të marrin një vendim është shumë më e vështirë sesa kur ky vendim duhet të merret nga 1 person”,shtoi Komisionerja për Fqinjësinë dhe Negociata në Bashkimin Evropian, Marta Kos.
Burimi ATSH