![](https://www.tiranadiplomat.com/wp-content/uploads/2025/02/Kryeministri-Edi-Rama-ne-Konferencen-e-Siguirise-ne-Mynih-7-1068x712-1.jpeg)
Mynih – Rama në konferencën e Sigurisë: BE duhet të përshpejtojë integrimin e Ballkanit Perëndimor
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Munih për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë.
![](https://www.tiranadiplomat.com/wp-content/uploads/2025/02/Kryeministri-Edi-Rama-ne-Konferencen-e-Siguirise-ne-Mynih-7-1068x712-1.jpeg)
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Munih për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë.
Kreu i qeverisë mori pjesë në panelin “Zgjerimi i BE-së” me pjesëmarrjen e Marta Kos, Komisionere për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Hristijan Mickoski, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut nën drejtimin e Majda Ruge, Anëtare e Lartë e Politikave, Këshilli Europian për Marrëdhëniet me Jashtë.
Gjatë fjalës së tij Rama tha se, “ajo që di është se kur e nisëm këtë proces i kisha të gjitha flokët e zeza dhe mjekrën shumë herë më të shpeshtë. Por duke qenë një dashamirës mjaft i madh Netflix do të thoja se pas asaj se çfarë kam parë këto dy ditë nën këtë çati ishte e jashtëzakonshme dhe për këtë Netflix mund të bëjë dy seriale një për BE-në dhe një për SHBA-në. Ai për BE-në do të ishte “pacienti me 27 mjekë”, ishin 28 meqë ra fjala por njëri u çmend dhe u largua nga spitali. SHBA do të ishte “Shfaqja me një sherif”. Ajo se çfarë po ndodh mendoj se është një gjë jashtë mase e mirë. Së paku sepse unë e shoh nga ajo pjesë e Europës që nuk është BE ne jemi E pa B. I shohim gjërat pak ndryshe, është një gjë shumë e mirë që ka ndodhur sepse Europa duhej të shkundej në një mënyrë të tillë që të humbte gjumin për ca kohë dhe të shohim se çfarë do të dalë nga kjo”.
Rama tha se “Ballkani Perëndimor duket si tek Parku i Europës, një vend ku mund të ndodhin shumë gjëra shumë kanë ndodhur në Poloni, Sllovaki apo Republikën Çeke, që i ndihmuan këto vende të ecin me një shpejtësi mbresëlënëse”.
“Mendoj se Bashkimi Europian duhet të ndajë mendjen për atë se çfarë po ndodh sepse ka ndryshuar sa i takon qëndrimit përkundrejt nesh dhe ritmit të përfarimit me Ballkanin Perëndimor. Por ajo që po ndodh është se ndryshon shumë ngadalë dhe shumë pak. Mund të flasim gjithë ditën për procesin bazuar në mëritë, por besoj se ka ardhur koha që të bëjmë një ndarje shumë të qartë dhe të menjëhershme. Procesi i bazuar në meritë duhet të jetë vetëm për një gjë për të drejtën e votës në Këshillin Europian”, tha Rama.
Rama u shpreh se “duhet të ndryshojë shumë Evropa, nuk e them vetëm unë e thonë shumë njerëz, Mario Draghi nxori një raport shumë të fortë që Europa duhet të ndryshojë, ka të bëjë me konkurueshmërinë, me sipërmarrjen e një fuqie të re”.
“Kjo përpjekja për t’ju referuar vetëm vetes, për të mbajtur nivelin më të lartë moral dhe gjithë të tjerët janë moralisht të dyshuar. Ne në Ballkanin Perëndimor jemi ata të dyshuarit në pikëpamjen morale, por për të qenë gjithmonë e më tepër të aftë për t’ju përshtatur sfidave të reja”, tha Rama.
Rama shtoi se “është një mundësi e jashtëzakonshme për t’u zgjuar, për të nisur vrapin, për të marrë atë që ka humbur gjatë kaq shumë viteve, me kaq shume rregullore, kaq shumë bisedime dhe kaq pak veprim”.
”Komuniteti Politik Evropian tashmë duhet të shndërrohet në platformën e re dhe BE duhet të investojë shumë prej energjive të tij tek KPE dhe Evropa si e tillë duhet të bëhet një kontinent shumë ndryshe bazuar pikë së pari në dhënien e mundësive të reja gjithkujt për t’u rritur ekonomikisht dhe për të qenë në një pozitë më të mirë në të kundërt do të jetë e pamundur”, tha Rama.
Burimi ATSH