
Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet
Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori pjesë sot në panelin “Zgjerimi i BE-së” me praninë e Marta Kos, Komisionerja për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Hristijan Mickoski, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, nën drejtimin e Majda Ruge, Anëtare e Lartë e Politikave, Këshilli Europian për Marrëdhëniet me Jashtë.

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori pjesë sot në panelin “Zgjerimi i BE-së” me praninë e Marta Kos, Komisionerja për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Hristijan Mickoski, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, nën drejtimin e Majda Ruge, Anëtare e Lartë e Politikave, Këshilli Europian për Marrëdhëniet me Jashtë.
Majda Ruge, Anëtare e Lartë e Politikave në Këshillin Europian për Marrëdhëniet me Jashtë: Unë jam Majda Rouge, jam kërkuese e lartë të politikave në institucionin për marrëdhëniet me jashtë në Berlin. Do të diskutojmë sot zgjerimin e BE-së që duhet të jetë një projekt europian, por mesa duket është bërë kaq popullor saqë Amerika po e përqafon, gjithashtu duke qenë se po flirton me idenë e dy anëtarët e gjysmë më shumë, përfshirë dhe pjesë të Panamasë. Sigurisht, administrata e Trump dhe BE-ja me gjasë do të kenë metodika mjaft të ndryshme zgjerimi kështu që zgjerimi i Bashkimit Europian mbetet një temë më vete.
Për të folur më seriozisht, ndjej se është mjaft e vështirë që të diskutosh sot zgjerimin të veçuar nga ajo çfarë po ndodh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me pozicionin e SHBA në botë. Çfarë nënkupton kjo për BE dhe për rrjedhojë për zgjerimin e BE?
Kemi një numër folësish të shkëlqyer, duke nisur nga e djathta ime me kryeministrin Edi Rama të Shqipërisë. Në fakt, jemi ngritur në nivel nga skena kryesore nga viti i kaluar, ndërkohë që kemi kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski dhe në fundmi në radhë, por jo nga rëndësia Marta Kos që është Komisionerja e BE-së për zgjerimin.
Do ta nis duke bërë nja dy pyetje për ju komisionere Kos dhe shpresoj që ju zotërinj s’do t’ju vijë keq që unë do flas së pari me komisoneren Kos për të marrë këndvështrimin e saj për zgjerimin dhe sesi e keni synimin. Si mendoni t’i tejkaloni disa sfida financiare dhe politike që keni? Nuk mendoj se gjatë jetës sime si e rritur, Europa dhe shtetet anëtare janë përballur me një rrezik kaq të madh në ekonominë e tyre dhe të jenë ekspozuar kaq shumë e të kenë përballur kaq shumë kërkesa, për shembull investimi në konkurueshmëri, rritja në mënyrë të menjëhershme e vendeve për mbrojtjen, ndihma për Ukrainën. Natyrisht çështjet me Kinën dhe po kështu kemi dhe zëvendës presidentin e SHBA duke sulmuar demokracinë e BE. Në këtë situatë do të mendonit që BE ka nevojë të përqendrohet tek këto sfida dhe në njëfarë mënyrë të eci pak me hap për të ruajtur koherencën dhe unitetin, por ndërkohë presidentja e KE zonja Von Der Leyen ka thënë se duhet të përshpejtojmë procesin edhe pse tani. Pse në këtë momente, mendoni që duhet të përshpejtojmë zgjerimin, duke pasur parasysh se çfarë ndodh në botë
Marta Kos, Komisionerja për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin: Zgjerimi sot nuk ndikohet vetëm nga ajo çfarë po bën SHBA, ndikohet nga gjeopolitika. Kur vendi im, Sllovenia, hyri në BE nqoftëse do ta thjeshtoja ishte mjaft e lehtë, në kuptimin që nëqoftëse vendi përmbushte kriteret mund të hynte. Ndërkohë që, më vonë u bë më e vështirë në kuptimin që shtete anëtare duhet të hyjnë më në thellësi në mënyrë që të zgjerohen. Por sot, kemi një situatë specifike. Kemi forca të jashtme që ndikojnë, përçajnë dhe duan të na shohin që të dështojmë, kështu që flasim për përparësi dhe nuk është vetëm zgjerimi, por është bashkimi i Europës. Ja pse po bëhet gjithmonë e më e rëndësishme.
Dhe prapë kur vendi im u bë anëtar, ne e kemi parë më së shumti këtë me syzet ekonomike, në optikën ekonomike, ndërkohë që sot kemi një optikë tjetër. Nëqoftëse shkohet në rrënjët pse BE u krijua, u krijua për të krijuar paqe, liri, siguri dhe prosperitet. Tani ne kthehemi tek siguria dhe paqja dhe ky është elementi më vendimtar, por po kështu edhe është fuqia e BE. Ju përmendët garancitë e sigurisë, zgjerimi mund të jetë elementi më i rëndësishëm politik i garancisë së sigurisë. Ka një arsye pse vendet duan të bëhen pjesë e BE dhe jo pjesë e SHBA, po t’i kthehem asaj çfarë thatë ju në fillim.
Është po kështu e qartë që ka prirje nga veriu i Europës, nga vende që janë në nivel shumë të lartë të sundimit të ligjit dhe që janë shumë të përfshirja në zonën ekomomike europiane që po marrin ne konsideratë apo po i marrin në konsideratë që të kthehen.
Majda Ruge: në këtë moment mirëfilli sfidues keni shkruar dhe komisionerja Von Der Leyen ka bërë jehonë një mesazhi të ngjashëm në konferencën e sigurisë që na duhet të përshpejtojmë procesin. Von der Leyen foli për të lëvizur malet dhe ju përmendët përshpejtim, por proces serish i bazuar në meritë. Duket se ka nja kontradiktë në terma përshpejtim, por serish bazuar në meritë, sidomos kur flasim për një vend si Ukraina që është mes të luftës, por dhe për vende si Bosnje-Hercegovina, Moldavia apo Serbia dhe Kosova, të cilat janë në procese negociatash. A mund ta shpërfaqni pak sesi do ta balanconi shpejtësinë dhe meritën dhe cili është vizioni juaj për Ukrainën? Çfarë nënkupton përshpejtime, afate të përcaktuara apo edhe më shpejtë.
Marta Kos, Komisionerja për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin: Po e përshpejtojmë tashmë procesin sidomos me Ukrainën. Po punojmë dy deri në tre herë më shpejtë sesa punohet në BE, por na duhet të bëjmë dallimin midis pjesës teknike të procesit dhe pjesës politike të procesit. Kur vjen fjala te pjesa teknike ne mund të përmbyllim me Malin e Zi dhe Shqipërinë deri ne 2026 apo 2027, por ka dhe një pjesë politike që do të thotë që asnjë hap i rëndësishëm nuk mund të ndërmerret pa vullnetin e shteteve anëtare. Këtu i shoh mundësitë sot për pjesën teknike me të cilën unë jam ngarkuar. Mund të realizojmë shumë jo vetëm për Ukrainën, por edhe për vendet e Ballkanit perëndimor.
Por duhet vërtete të flasim dhe po flasim me shtete anëtare për atë çka mund të bëjnë sepse është pjesa e bazuar në meritë aq teknike, por dhe vullneti politik dhe gjeopolitika për të cilën po flisja në fillim luan një rol të rëndësishëm. Disa njerëz shohin një mospërputhje midis procesit të bazuar në meritë dhe gjeopolitikën, ose të tjerë mospërputhje midis vlerave dhe procesit ekonomik. Pse nuk duhet të flasim për anti korrupsionin dhe kështu me radhë. Pra, në këndvështrimin tim, ne mund të bëjmë shumë më tepër nëqoftëese e marrim në konsideratë seriozisht këtë situatë dhe një koment për pyetjen e parë. BE mund t’i sjellë vendet kandidatë në BE jo SHBA.
Majda Ruge: 2026-2027 duket një objektiv mjaft ambicioz për anëtarësimin në BE të Shqipërisë? Mendoni se është e realizueshme? Keni çelur dy grup-kapituj tani me 7 kapituj? Kam përshtypjen që keni ecur më shpejt sesa Serbia që ka qysh në 2021 pa hapur asgjë të re? Mendoni se është e realizueshme?
Kryeministri Edi Rama: Ajo çfarë di është që kur e nisëm këtë proces, i kisha të gjitha flokët e zeza dhe mjekrën shumë herë më të shpeshtë, por duke qenë një dashamirës mjaft i madh Netflix do thoja që pas asaj çfarë kam parë këto dy ditë nën këtë çati, ishte e jashtëzakonshme dhe për këtë Netflix mund të bëjë dy seriale, një për BE-në dhe një për SHBA-në. Ai për BE-në do të ishte pacienti me 27 mjekë. Ishin 28 meqë ra fjala, por njëri u çmend dhe u largua nga spitali.
SHBA do të ishte shfaqja me një sherif. Ajo çfarë po ndodh, mendoj, një gjë jashtë mase e mirë. Së paku, sepse unë e shoh nga ajo pjesë e Europës që nuk është BE. Ne jemi E pa B dhe i shohim gjërat paksa ndryshe. Është një gjë shumë e mire që ka ndodhur sepse Europa duhej të shkundej në një mënyrë të tillë që të humbte gjumin për disa kohë dhe tashmë do të shohim se çfarë do të dalë nga kjo. Për t’ju kthyer pyetjes suaj, mendoj që Europa, Bashkimi Europian duhet të ndajnë mendjen për atë çka po ndodh sepse ka ndryshuar sa i takon qëndrimit ndaj nesh dhe ka ndryshuar sa i takon ritmit të përafrimit me Ballkanin Perëndimor, por ajo çfarë po ndodh është që ndryshon shumë ngadalë dhe shumë pak. Mund të flasim gjithë ditën për procesin bazuar në meritë, por besoj që ka ardhur koha që të bëjmë një ndarje shumë të qartë dhe shumë të menjëhershme. Procesi i bazuar në meritë duhet të jetë vetëm për një gjë, për të drejtën e votës në Këshillin Europian. Bazuar në meritë nuk mund të nënkuptoj sjelljen e të gjitha vendeve të BE-së në tregun e përbashkët, bazuar në meritë nuk duhet të jetë…
Majda Ruge: Çfarë po thua saktësisht, që nuk duhet të ketë një kriter për përafrimit legjislativ për tregun e përbashkët të BE?
Kryeministri Edi Rama: Mendoj që kjo tashmë mund të përshpejtohet tërësisht, mund të jetë diçka që lidhet shumë më tepër me sjelljen e asaj pjese të Europës, që nuk është në Bashkimin Europian shumë më pranë në mënyra të ndryshme sesi e mendon kontinenti veten sepse në qoftë se mendojmë për kontinentin si i tërë pa Rusinë jemi 700 milionë, një treg i jashtëzakonshëm dhe Bashkimi Europian duhet të bëjë diçka për këtë në kuptimin që ajo çfarë është jashtë Bashkimit Europian nuk mund të jetë një hapësirë që mund ta marrë kushdo, por vetëm Bashkimi Europian dhe Ballkani Perëndimor duket si tek parku i Europës, një vend ku mund të ndodhin shumë gjëra. Shumë gjëra kanë ndodhur në Poloni, në Republikën Çeke, në Sllovaki kur kompanitë perëndimore shkuan e investuan shumë, sollën shumë dividente mbrapsht në Bashkimin Europian dhe i ndihmuam këto vende, kështu që të ecim me një shpejtësi mbresëlënëse, kjo është ajo çfarë po them, që duhet të ndryshojë shumë Europa dhe këtë nuk e them vetëm unë, e thonë shumë njerëz.
Mario Draghi nxorri një raport vërtetë të fortë që Europa duhet të ndryshojë, ka të bëjë me konkurrueshmërinë, ka të bëjë me sipërmarrjen e një fuqie të re dhe kjo përpjekja për t’ju përgjigjur vetes, për t’iu referuar vetëm vetes, për të menduar që ne kemi këtë vendimin hyjnor për të mbajtur këtë nivelin më të lartë moral dhe të gjithë këta të tjerët janë moralisht të dyshuar sepse për shembull, ne nga Ballkani Perëndimor jemi ata të dyshuarit në pikëpamjen morale, por për të qenë, pra, siç e thashë, gjithmonë e më tepër të aftë për t’iu përshtatur sfidave të reja.
Ka shumë shumë njerëz që ndjehen sikur diçka ka shkuar shumë keq, por nuk është e vërtetë. Është një mundësi e jashtëzakonshme për t’u zgjuar, për të nisur vrapin për të marrë atë çka ka humbur gjatë kaq shumë viteve, me kaq shumë rregullore, me kaq shumë bisedime dhe me kaq pak veprim.
Pra, ideja është e shkrirjes së reformës së brendshme, konkurrueshmërisë dhe një përafrimi më të shpejtë të vendeve të Ballkanin Perëndimor në tregun e përbashkët të BE-së.
Kryeministri Edi Rama: Të gjithë në kontinent, Komuniteti Politik Europian, tashmë duhet të shndërrohet në platformën e re dhe Bashkimi Europian duhet të investojë shumë mendim, shumë prej energjive të tij tek KPE dhe Europa si e tillë duhet të bëhet një kontinent shumë ndryshe bazuar pikë së pari në dhënien e mundësive të reja gjithkujt për t’u rritur ekonomikisht dhe për të qenë në një pozitë më të mirë. Në të kundërt do të jetë e pamundur.
Majda Ruge: Komisionere Kos doja t’ju pyes, a është BE gati sepse Bullgaria ka thënë që kjo është çështje e BE-së, propozimi për hyrjen në fuqi kur Maqedonia e Veriut të hyjë në BE. Duket si i arsyeshëm. A është gati BE të negociojë për këtë?
Marta Kos, Komisionerja për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin: Bullgaria dhe Maqedonia Veriut, po flasim tashmë për këtë gjë, kemi ofruar ndihmë nëse është e nevojshme për të negociuar. Kurrë nuk është mirë kur hyjnë në mes çështje dypalëshe, por po ndodh herë pas here dhe kjo është për të cilën po flisja dhe mund ta kuptoj dëshpërimin. Dinamika e re në të gjithë procesin e zgjerimit erdhi prej luftës në Ukrainë apo edhe po të kthehem pak më pas, nga dëshira e Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë për të zgjedhur Evropën dhe jo Rusinë. Për fat të keq do na duhet të merremi gjithmonë me çështje dypalëshe, vizioni im është; nëse është e mundur ne do t’ju ndihmojmë që ju ta zgjidhni këtë jashtë procesit të zgjerimit, që nuk është e lëhtë. Në fillim po flisja për rolin e shteteve anëtare në të gjithë procesin, por mendoj që tashmë ka ardhur koha që të ecim përpara jo vetëm me Maqedoninë e Veriut. Është koha që të ecim përpara edhe me Bosnjën po ashtu, është koha për të ecur përpara në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, kur në mos tani, kur është shumë e qartë? Dhe kurdo e sido që ta bëjmë këtë proces zgjerimi e bashkimi të Evropës, kurrë nuk duhet të harrojmë t’i japim përgjigje pyetjes pse? jo vetëm sepse vendet kandidateduan të bëhen pjesë e jona por edhe sepse ne duam që ata të bëhen pjesë e BE dhe për këtë mund të shkoj pas dhe paqe dhe sigurie.
Majda Ruge: Shtetet anëtare meqë po flasim për ndërhyrje, bllokime e kështu me radhë, është pjesë e pyetjes sime fillestare, si arrin t’i bindësh shtetet anëtare për vizionin tënd që është shumë ambicioz dhe nëqoftëse flasim për 202-2027 për Shqipërinë dhe Malin e Zi. Përballemi me një luftë të mundshme tregtare me SHBA që mund të shkojë e të reduktojë deri në 2.5 të PBB, duhet të rrisim shpenzimet për mbrojtjen. Kancelari Scholz dje foli për ndihmë për Ukrainën, megjithatë kur flet me udhëheqës të vendeve anëtare i thonë që është e pamundur për të gjetur fonde për mbrojtjen. Kos thotë për Ukrainën në kuadrin e ardhshëm shumë financiar, janë 186 miliardë, 200 miliardë totali. Si do t’i gjejmë, si do t’i bindim shtetet anëtare që të bien dakord financiarisht?
Marta Kos, Komisionerja për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin: Nuk e kemi ende një ide si do të jetë kuadri financiar, shumë financiar por nuk është çështja e parave këtu ndërkohë që BE ka qenë kontribuesi më i madh në Ukrainë, dy herë më shumë se sa SHBA. Tashmë me 140 miliardë të llogaritura nga shtetet anëtare të BE. Ne mund të bëjmë nëqoftëse qëndrojmë bashkë. Ne po kështu kemi mundësi që të jemi pjesë e bisedimeve për paqen e gjithashtu po realizojmë tashmë rindërtimin. U folën për tre pika kryesore për Ukrainën, së pari garancitë e sigurisë. Po flisja më parë që zgjerimi është një element politik i këtij; së dyti, rindërtimi, po e bëjmë tashmë dhe së treti është procesi i anëtarësimit, po e bëjmë tashmë. Kësisoj po realizojmë shumë më tepër. Këtu në Mnynih më së shumti flasim për respektin ushtarak.
Majda Ruge: pra një kufi me Rusinë ku SHBA thotë që nuk do të vrasë një garanci sigurie. Kjo është sfidë e madhe.
Marta Kos, Komisionerja për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin: E dimë këtë dhe po punojmë për këtë. BE ka qenë i aftë të gjejë zgjidhje problemeve të paimagjinueshme në të shkuarën dhe ndoshta na duhej dhe kjo shtysë. Dëgjoj gjatë gjithë kohës që duhet të pyesim veten se çfarë mund të bëjmë vetë, pavarësisht ç’bëjnë të tjerët. Megjithatë e kuptoj, të kesh një mendim kur ke 27 anëtarë apo të marrësh një vendim kur vetëm 1 person e merr vendimin, ju e dini se cila është më e vështirë.
Majda Ruge: Do t’ju bëj një pyetje të treve, të njëjtën pyetje dhe jam kureshtare se si e shihni. SHBA tradicionalisht ka qenë shumë mbështetëse ndaj zgjerimit të BE-së dhe në fakt, shumica e politikave, e instrumenteve amerikane shpesh kanë qenë një përplotësim me procesin e zgjerimit dhe përgjithësisht me promovimin e vlerave e rregullave të BE. Shohim një kthim dhe ndryshim vërtetë shumë të madh në administratën e Trump; USAID ka shfuqizuar 1.6 miliardë fonde të dhëna, shumica që mbështesnin projekte të cilat punonin për të arritur objektivat e BE. Po kështu edhe kjo pesha e rëndë, fuqia e fortë, sanksionet për të ndalur degradimin e Bosnjës nga Dodik apo lufta kundër pastrimit të parave, korrupsionit. Nëqoftëse kjo tërhiqet pra mbrapsht, që është një mundësi, mendoni që kjo do të përbëjë një problem për zgjerimin? Mendoni që do të përbëjë problem për vendet tuaja që të përmbushni kriteret e ndoshta komisionere do t’ju pyes çfarë ju do të bëni?
Kryeministri Edi Rama: Ajo çfarë shoh është që qysh kur ke nisur të merresh me ballkanasit, pyetjen janë shumë të gjata dhe nuk e di tani, se ç’pjese të pyetjes suaj duhet t’i përgjigjem sepse kishte shumë pyetje brenda pyetjes suaj por do të përpiqem. Së pari mendoj se ekziston një paradoks, për të cilin duket se askush nuk po mendon. Ka një nxitim për të investuar në mbrojtje, për të rritur standardin e mbrojtjes, për të bërë më shumë për mbrojtjen, po cila është përgjigjja? Ndërkohë që fuqitë të tjera investojnë në mbrojtje kanë edhe norma mjaft të arsyeshme të rritjes ekonomike, ndërkohë që Europa nuk e ka. Pra, ku do t’i gjejë paratë Evropa për të bërë të gjitha këto rritje të investimeve në mbrojtje dhe nuk kam dëgjuar kurrë asgjë më traumatike, më tronditëse e më të marrë sesa duhet të lëmë mënjanë arsimin, kujdesin shëndetësor dhe pjesën tjetër sepse tani përparësia jonë është të mbijetojmë. Nëqoftëse përgjigjja për të pasur më shumë investime, për të pasur më shumë fuqi ushtarake është të shndërrohemi në një kontinent injorance, atëherë mendoj që nuk vlejmë për asgjë dhe më mirë të vijë të na pushtojë dikush. Shqipëria ka qenë gjithmonë gati që të pushtohet nga amerikanët apo nga europianët. Problemi është që asnjeri s’do të na pushtojë.
Majda Ruge: Megjithatë po i dyfishoni shpenzimet e mbrojtjes
Kryeministri Edi Rama: Asnjeri nuk do të na pushtojë. Dhe po të na pushtojë, i cojmë në Malin e Zi që të argëtohen me ca diell. Pra pika e dytë lidhet me të parën. Europa duhet të mendoje në dy drejtime. Po, më e fuqishme ushtarakisht, por edhe më e fuqishme ekonomikisht. Dhe më e fuqishme në të gjitha sfidat që lidhen me të ardhmen. Amerika e shpiku inteligjencën artificiale. Kina e kopjoi, Europa dhe pa e pasur e rregulloi. Pra përcaktoi rregulla për këtë. Si do të konkurrojmë për hir të Zotit? Dhe pastaj jemi në këtë proces. Është e qartë që Europa ka çelur diskutime dhe falë Zotit presidentja Von Der Lyen po e merr shumë personalisht që të niste rregullimin, pastë fat me këtë, por ndërkohë na thonë “rregulloni, hartoni rregulloren, rregullore”. Si do vazhdojë kjo gjë? Është një lloj inercie.
Nga përvoja ime kam njohur dy BE, atë që njohin të gjithë, BE i udhëheqësve, i diskutimeve të mëdha, ndonjëherë i debateve të mëdha, ndonjëherë edhe i proceseve neurotike të mëdha dhe një Bashkim tjetër Europian që funksionon si orë zvicerane 24 orë në 7 ditë të javës. 30, 40 mijë njerëz të cilët prodhojnë çdo ditë nuk e di sesa rregullore. Pra nuk ka luftë, nuk ka krizë, nuk ka ndryshim klimaterik a kërcënim bërthamor që ndryshon mënyrën sesi funksionon kjo mënyrë si orë zvicerane. Hartimi i rregulloreve…
Majda Ruge: Për çfarë e keni fjalën?
Kryeministri Edi Rama: Për çfarë e kam fjalën? Pyesni komunitetin e biznesit në Gjermani t’ju thotë, për të çelur një llogari bankare sot në Europë. Një llogari bankare për hir të Zotit është bërë më e ndërlikuar sesa të blesh një shtëpi dhe ka kaq shumë gjëra të tjera njësoj si kjo. Dhe e fundit që do doja të thoja, ky zgjerim është trajtuar gjithmonë si një lloj bujarie, si një lloj vizioni bujar i më të pasurve të kontinentit kundrejt më të varfërve, por po ju them që sot BE ka nevojë për ne më shumë sesa kemi ne nevojë për ta. Më besoni për këtë dhe kur them ne, nuk po flas vetëm për Ballkanin perëndimor por për të gjitha ato vende që ende nuk janë pjesë e këtij unioni. Pse? Jo, mos e merr për arrogancë. Sepse ne jemi mësuar të mbijetojmë, ne jemi mbijetues, të mbijetuar, çfarëdo që të ndodhë do të vazhdojmë të jemi këtu prandaj luftojmë me grekët se kush është më i vjetri në kontinent sepse kemi parë kaq shumë të ikin e të vijnë. Problemi është që nëqoftëse BE do të dojë të dalë nga të gjitha këto kriza duhet të bashkohet si Europë. Dhe ashtu siç ka thënë doktor Kissinger, Amerika pa Europen është thjeshtë një ishull. Europa pa Amerikën është një gadishull, kështu që ai ishull dhe ky gadishull duhet të jenë bashkë por që sherifi në atë ishull të marrë seriozisht BE, BE duhet të behet më i fuqishëm dhe shifrat kanë vlerë për sherifin. Kështu që ne duhet të shfaqemi te dera e sherifit si një treg 700 milionësh, në të kundërt jemi të destinuar të përfundojmë si priftërinjtë në Kostandinopojë që kur muret binin ata kishin një diskutim shumë të rëndësishëm për seksin e engjëjve.
Majda Ruge: Faleminderit kryeministër