Mynih – Vengu: Korridori VIII, prioritet gjeopolitik me efekt në ekonomi dhe sigurinë rajonale

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, mori pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih


Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, mori pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku theksoi rëndësinë e ndërlidhjes së infrastrukturave kritike në Europën Juglindore si një kontribues për sigurinë dhe qëndrueshmërinë e Europës.

Në një postim në rrjetet sociale, Vengu u shpreh “i nderuar që mora pjesë dhe bashkëbisedova me ekspertët e Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim mbi mënyrën se si Korridori VIII, mbështet një Europë të sigurt dhe të fortë. Ndava qëndrimin e qeverisë shqiptare se ky korridor përbën një prioritet të qartë gjeopolitik dhe politik, me efekte të drejtpërdrejta në zhvillimin ekonomik dhe sigurinë rajonale”, shkruan Vengu.

Ministri theksoi se përpjekjet financiare të Shqipërisë duhet të shoqërohen me veprime konkrete nga Bashkimi Europian dhe NATO, për të hapur instrumentet e zhvillimit dhe për të investuar në tërësinë e projekteve infrastrukturore përgjatë korridorit, nga porti i Porto Romanos deri në Detin e Zi, në Varna dhe Burgas.

Ai shprehu bindjen se këmbëngulja e Shqipërisë, në bashkëpunim me aleatët si Italia, Maqedonia e Veriut, Bullgaria dhe Rumania, do të rrisë ndërgjegjësimin e BE dhe NATO për rëndësinë strategjike të Europës Juglindore në projektin europian.

Gonxhja: Fonde të garantuara për të kontribuar në mbrojtjen e kafshëve

Ministri për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin, Blendi Gonxhja sot në episodin e radhës të podkastit “JuFletKombinati”, bisedoi me Indritin dhe…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Fonde të garantuara për të kontribuar në mbrojtjen e kafshëve

Ministri për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin, Blendi Gonxhja sot në episodin e radhës të podkastit “JuFletKombinati”, bisedoi me Indritin dhe…