Rama: Ballkani Perëndimor tokë mundësish për BE-në, të investojë për teknologjinë


Kryeministri Edi Rama ndodhet në Mynih për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë.

Kreu i qeverisë mori pjesë në panelin “Zgjerimi i BE-së” me pjesëmarrjen e Marta Kos, Komisionere për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Hristijan Mickoski, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut nën drejtimin e Majda Ruge, Anëtare e Lartë e Politikave, Këshilli Europian për Marrëdhëniet me Jashtë.

Rama theksoi se Evropa duhet të mendojë si për fuqinë ashtu edhe për konkurueshmërinë. Kryeministri nënvizoi se Ballkani Perëndimor është një tokë mundësish për Bashkimin Europian.

“Zgjedhja e Donlad Trump-it është akti më bujar i Zotit kundrejt BE-së për t’i dhënë një shans Europës të zgjohet dhe Europa duhet së pari të mos jetë kaq vetreferente. Ndërkohë nuk duhet të ketë kushtëzime për të pasur miq në këtë botë”, tha Rama.

“Evropa duhet të mendojë si për fuqinë ashtu edhe për konkurueshmërinë. Nëse nuk do të jemi të aftë të konkurrojmë ekonomikisht nuk do të jemi të aftë të bëjmë asgjë tjetër. Ballkani Perëndimor është një tokë mundësish dhe për këtë BE të shohë horizonte investimesh dhe për të gjitha kompanitë teknologjike që mos të largohen nga Evropa duke qenë se nuk mund të investojnë sepse është e mbi rregulluar, por të vijnë në Ballkanin Perëndimor, të shikojnë në pjesë të tjera dividendit dhe t’i sjellin dividendit e tyre në shtëpi në vend që t’i lënë jashtë kontinentit”, tha Rama.

Kreu i qeverisë gjatë fjalës së tij tha më tej se “mendoj se ekziston një paradoks për të cilin duket sikur askush nuk po mendon. Ka një nxitim për të investuar në mbrojtje për të rritur standardin e mbrojtjes, për të bërë më shumë për mbrojtjen, por cila është përgjigja ndërkohë. Që ndërkohë që fuqitë e tjera investojnë në mbrojtje kanë edhe norma mjaft të arsyeshme të rritjes ekonomike, ndërkohë që Europa nuk i ka. Ku do t’i gjejë paratë Europa për të bërë të gjitha këto rritjet investimeve në mbrojtje. Nuk kam dëgjuar kurrë asgjë më traumatike, më tronditëse dhe më të marrë sesa duhet të lëmë mënjanë arsimin, kujdesin shëndetësor dhe pjesën tjetër sepse tani përparësia jonë është të mbijetojmë. Nëse përgjigja për të pasur më shumë investime, për të pasur më shumë fuqi ushtarake, është të shndërrohemi në një kontinent injorance, mendoj se nuk vlejmë për asgjë dhe të vijë të na pushtojë dikush. Shqipëria ka qenë gjithmonë gati të pushtohet nga amerikanet apo evropianët, por problem është se askush nuk do të na “pushtojë”’.

Sipas Ramës, Evropa duhet të mendojë në dy drejtime, më e fuqishëm ushtarakisht, por edhe e ekonomikisht.

“Më e fuqishme në të gjithë sfidat që lidhen me të ardhmen. Amerika e shpiku Inteligjencën Artificiale, Kina e kopjoi, Evropa edhe pa e pasur e rregulloi, përcaktoi rregulla për këtë. Si do të konkurrojmë për hir të Zotit. Është e qartë se Europa ka çelur diskutime dhe falë zotit, Von Der Leyen po e merr personalisht të nisë rregullimin, por ndërkohë na thonë rregulloni, hartoni rregullore, por si do të vazhdojë kjo gjë. Është një lloj inercie. Nga përvoja ime kam njohur dy BE, atë që njohin të gjithë, BE e debateve të mëdha dhe një BE tjetër që funksionon si ore zvicerane 24 orë në 7 ditë të javësh, 30-40 mijë njerëz që prodhojnë çdo ditë nuk e di sa rregullore. Nuk ka luftë, nuk ka kriza nuk ka ndryshime klimaterike a kërcënim bërthamor që ndryshon mënyrën si funksionon si orë zvicerane hartimi i rregulloreve”, tha Rama

“Për të çelur një llogari bankare sot në Evropë është bërë më e ndërlikuar sesa të blesh një shtëpi, dhe ka shumë gjëra të tjera njësoj si kjo”, tha Rama.

Rama shtoi se ky zgjerim është trajtuar gjithmonë si një lloj bujarie vizioni bujar i më të pasurve të kontinentit kundrejt më të varfërve.

“BE ka nevojë për ne më shumë sesa kemi nevojë ne për ta. Pse? Mos e merr për arrogancë sepse ne jemi mësuar të mbijetojmë. Problem është se nëse BE do të dojë të dalë nga të gjitha këto krizat duhet të bashkohet si Evropë. Amerika pa Evropën është thjeshtë një ishull, Europa pa Amerikën është një gadishull. Ai ishull dhe ky gadishull duhet të jetë bashkë. Por që Sherifi në atë ishull të marrë seriozisht BE-në, BE duhet të bëhet më i fuqishëm dhe shifrat kanë vlerë për Sherifin. Ne duhet të shfaqemi te dera e Sherifit si një treg 700 milionë në të kundërt jemi të detyruar të përfundojmë si priftërinjtë në Kostandinopojës, ndërsa muret po binin ata shqetësoheshin për ‘seksin e ëngjëjve’”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Fino me ministrin Byrne: Mirënjohje për Irlandën për mbështetjen e Shqipërisë në rrugën drejt BE-së

Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Megi Fino, është takuar me ministrin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe të…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Fino me ministrin Byrne: Mirënjohje për Irlandën për mbështetjen e Shqipërisë në rrugën drejt BE-së

Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Megi Fino, është takuar me ministrin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe të…