Eksportet e mallrave në janar, rritje me 21,7% përkundrejt dhjetorit

Referuar raportit të tregtisë së jashtme, të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT), në rritjen e eksporteve prej 4,9%, ndikimin kryesor e ka dhënë eksportet e mineraleve, lëndëve djegëse dhe energjia elektrike me 13 pikë përqindje.


Eksportet e mallrave gjatë muajit janar të këtij viti, arritën vlerën 31 miliardë lekë, duke u rritur me 4,9%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe 21,7%, në krahasim me dhjetorin e 2024-ës.

Referuar raportit të tregtisë së jashtme, të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT), në rritjen e eksporteve prej 4,9%, ndikimin kryesor e ka dhënë eksportet e mineraleve, lëndëve djegëse dhe energjia elektrike me 13 pikë përqindje. Po ashtu eksportet e ushqimeve, pijeve dhe duhanit ranë duke dhënë ndikim negativ me 0,5 pikë përqindje. Njëkohësisht eksportet e makinerive, pajisjeve dhe pjesëve të këmbimit ranë, duke dhënë një ndikim negativ me 0,3 pikë përqindje.

Ndërkohë eksportet e materialeve të ndërtimit dhe metaleve shënuan rënie duke dhënë ndikim negativ prej 5,6 pikë përqindje në totalin e eksporteve.

Rënie patën edhe eksportet e tekstileve dhe këpucëve me 2,3 pikë përqindje, dhe produktet kimike dhe plastike me -1,1 pikë përqindje etj.

Referuar të dhënave të INSTAT-it, importet e mallrave arritën vlerën 60 miliardë lekë, duke u rritur me 0,1%, në krahasim me një vit më parë dhe duke u ulur me 23,5%, në krahasim me Dhjetor 2024.

Gjatë muajit janar, në rritjen e importeve prej 0,1%, krahasuar me janarin e 2024-ës, ndikim pozitiv dhanë eksportet e mineraleve, lëndëve djegëse, dhe energjisë elektrike me 1,67 pikë përqindje, ushqimeve, pijeve dhe duhanit me +1,65 pikë përqindje, produkte kimike dhe plastike me +0,99 pikë përqindje.

Ndërsa negativisht kanë ndikuar importet e materialeve të ndërtimit dhe metaleve me 3,3 pikë përqindje, makinerive, pajisjeve dhe pjesëve të këmbimit me 0,8 pikë përqindje, lëkurës dhe artikujve prej tyre me 0,14 pikë përqindje.

Deficiti tregtar i këtij muaji është 29 miliardë lekë, duke u ulur me 4,5%, krahasuar me janarin e 2024-ës dhe duke u ulur me 45,4%, në krahasim me dhjetorin e 2024-ës.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”