Plani Kombëtar i Veprimit, Manastirliu: Fletorja Digjitale, informacion në kohë reale për prindërit

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, në një takim të gjerë me mësues, psikologë, punonjës socialë, oficerë sigurie, përfaqësues të Këshillit Kombëtar të Prindërve dhe të shoqërisë civile, ka prezantuar Fletoren e Komunikimit Digjital


Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, në një takim të gjerë me mësues, psikologë, punonjës socialë, oficerë sigurie, përfaqësues të Këshillit Kombëtar të Prindërve dhe të shoqërisë civile, ka prezantuar Fletoren e Komunikimit Digjital, një instrument tepër i rëndësishëm që do t’i shërbejë përmirësimit të komunikimit, forcimit të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit mes shkollës dhe prindërve, e cila aksesohet nga mësuesit, punonjësit e shërbimit psikosocial, nga oficerët e sigurisë dhe nga prindërit për informimin në kohë reale, përmes SMIP dhe e-Albania.

Fletorja e Komunikimit Digjital është pjesë e Planit Kombëtar të Veprimit që ka nisur të zbatohet në të gjitha shkollat dhe që ka për qëllim fuqizimin e mekanizmave të sigurisë në shkolla për të garantuar një ambient gjithëpërfshirës, të shëndetshëm dhe të sigurt për fëmijët tanë në çdo institucion arsimor.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu tha se Plani Kombëtar i Veprimit është hartuar së bashku me komunitetin e mësuesve, prindërve, shoqërisë civile dhe partnerët ndërkombëtarë duke theksuar rëndësinë e komunikimit të vazhdueshëm mes aktorëve kyç në shkolla.

“Planin Kombëtar të Veprimit e hartuam së bashku me komunitetin e mësuesve, të prindërve, të shoqërisë civile dhe të partnerëve ndërkombëtarë. Kemi ndërtuar tashmë brenda sistemit SMIP një dritare të veçantë që është Fletorja e Komunikimit Digjital, një hap përpara sa i përket informacionit të sigurt, informacionit në kohë reale, jo vetëm nga mësuesi, por edhe nga punonjësi social, psikologu, oficeri i sigurisë në shkolla, që përmes një sistemi të informacionit të digjitalizuar, që tashmë çdo prind e ka përmes e-Albania dhe përmes aplikacionit SMIP, të mundet që të marrë informacion edhe për sjelljen e fëmijës, edhe për talentet, edhe për prirjet, por edhe për problematika që mund të shfaqen në çdo moment dhe për të cilat prindi duhet të jetë i informuar”, tha ministrja Manastirliu.

Duke folur mbi forcimin e mekanizmave të sigurisë në shkollat tona, ministrja Manastirliu tha se do të rritet numri i oficerëve të sigurisë, psikologëve dhe punonjësve socialë në shkolla.

“Oficeri i sigurisë do të ketë një instrument më shumë për të komunikuar me prindin në kohë reale në rastin e konstatimit të një incidenti apo problematike në shkollë. Punonjësit socialë dhe psikologët do të monitorojnë çdo sjellje që mund të sjellë pasoja në të ardhmen, duke ndërtuar një sistem të raportimit dhe vlerësimit periodik përmes SMIP. Duke filluar nga viti i ardhshëm akademik do të kemi më shumë se 100 oficerë sigurie që i shtohen shkollave tona, duke garantuar që edhe në shkollat me mbi 900 nxënës të kemi 2 oficerë sigurie. Po ashtu, do të rrisim numrin e punonjësve socialë dhe psikologëve për të ofruar mbështetje psiko-emocionale në kohë reale. Ndërkohë, po bashkëpunojmë me Ministrinë e Brendshme për vendosjen e kamerave inteligjente në shkolla, si një mekanizëm më shumë për sigurinë e nxënësve”, tha ajo.

Ministrja Manastirliu u ndal edhe te rrjeti kombëtar për mbrojtjen dhe sigurinë online, që është një rrjet i cili do të prekë dhe do të mbulojë të gjitha shkollat e vendit përmes ambasadorëve të sigurisë online, përmes të gjithë platformës së trajnimeve të mësuesit për edukimin digjital, por edhe përmes një roli të ri në shkolla që është specialisti i edukimit digjital, i cili orienton nxënësit por edhe mësuesit se ku të aksesojnë online dhe cilat do të jenë faqet online të cilat vërtet japin informacione të vlefshme dhe të sigurta.

“Ky rol në shkollë jemi të bindur që do të orientojë shumë edhe mënyrën sesi ne i qasemi të gjithë platformave digjitale, por edhe mënyrës së re të edukimit në shkolla”, shtoi Manstirliu.

Në fund ajo vuri theksin te rëndësia përdorimit të Fletores së Komunikimit Digjital.

“Ju ftoj që ta përdorni sepse e para, është e sigurt; e dyta, është e gjurmueshme; dhe e treta, orienton veprimet e mëtejshme për çdo rast të evidentuar. Në fund të ditës, kjo rrit besimin aq të nevojshëm të prindërve te shkolla dhe siguria e nxënësve”, shtoi ajo.

Ministria e Arsimit dhe Sportit po vijon punën për zbatimin e plotë të Planit Kombëtar të Veprimit dhe forcimin e sigurisë në institucionet arsimore në të gjithë vendin.

Burimi ATSH

Fino me ministrin Byrne: Mirënjohje për Irlandën për mbështetjen e Shqipërisë në rrugën drejt BE-së

Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Megi Fino, është takuar me ministrin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe të…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Fino me ministrin Byrne: Mirënjohje për Irlandën për mbështetjen e Shqipërisë në rrugën drejt BE-së

Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Megi Fino, është takuar me ministrin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe të…