Programi i BE “Superschools”, promovim i shkëmbimit ndërmjet shkollave në Ballkanin Perëndimor

Përfitues janë 43 shkolla, 88 mësues dhe mbi 300 nxënës.


Programi ‘Superschools’ po forcon bashkëpunimin rajonal duke lidhur nxënësit dhe shkollat në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë bën të ditur se, nëpërmjet projekteve të shkëmbimit, dialogut ndërkulturor dhe hapësirave moderne të të mësuarit, të rinjtë po ndërtojnë miqësi, shkëmbejnë ide dhe formësojnë një të ardhme më gjithëpërfshirëse.

‘Superschools’ është një program i financuar nga BE-ja, që promovon shkëmbimet ndërmjet shkollave në rajonin e Ballkanit Perëndimor, me synim mbështetjen e ndërtimit të paqes, pajtimit dhe dialogut ndërkulturor ndërmjet shkollave, nxënësve dhe komuniteteve të tyre.

Ky program ndihmon shkollat dhe institucionet arsimore të ofrojnë mundësi më të mira për të rinjtë, duke krijuar hapësira moderne dhe inovative për të mësuar.

Po ashtu, programi forcon lidhjet mes të rinjve në Ballkan dhe promovon shkëmbimin kulturor mes tyre si dhe inkurajon bashkëpunimin mes shkollave, qeverive dhe komuniteteve për të ndërtuar një sistem arsimor më gjithëpërfshirës.

Ky program sjell një bashkëpunim më të fortë mes të rinjve të Ballkanit Perëndimor. Metoda dhe teknologji të reja mësimdhënieje dhe inovacion në arsim. Nxitje të respektit reciprok dhe dialogut ndërkulturor ndërmjet të rinjve në rajone të ndryshme.

Përfitues janë 43 shkolla, 88 mësues dhe mbi 300 nxënës.

Delegacioni i BE fton të rinjtë të bëhen pjesë e këtij programi për të shkëmbyer eksperienca dhe krijuar bashkëpunime me bashkëmoshatarët tuaj në rajon.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…