
Votimi nga jashtë, 223 704 kërkesa për regjistrim, 141 980 të miratuara
Aplikimi do të jetë i hapur deri në datën 4 mars.

Numri i shtetasve shqiptarë të regjistruar në Platformën Elektronike të Regjistrimit (PER) që nga 11 janari, për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen me 11 maj, ka arritur shifrën 141 980 shtetas.
Shifrat janë bërë publike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndërsa aplikimi do të jetë i hapur deri në datën 4 mars.
Po sipas të dhënave të KQZ, ora (12:24) janë regjistruar 223 704 kërkesa, ndërsa janë shqyrtuar 218 164 të tilla.
Sipas të dhënave janë refuzuar 76 184 kërkesa, por këtu përfshihen edhe rastet kur një zgjedhësi aplikimi i është refuzuar më shumë se një herë.
Burimi ATSH