Balla në biznesin shqiptar në Itali: Sipërmarrje që ndërton vepra të mëdha në katër kontinente

Carpenterie Kajo & Klejsi, është një biznes në pronësi të shqiptarëve që shkuan në Parma si emigrantë dhe e cila prodhon sot struktura ndërtimi, ura dhe viadukte


15 vite më parë, Krenar Kajo dhe ortaku i tij ngritën një biznes në Parma duke mos imagjinuar se puna e tyre e palodhur do të shpërblehej një ditë duke u shndërruar në një ndërmarrje që sot shet materiale ndërtimi në të gjithë botën.

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla vizitoi nga afër këtë biznes.

“E mahnitshme që për 15 vite të arrish të bëhesh një nga kompanitë më të mëdha në këtë sektor në Itali,” u shpreh Balla gjatë ndalesës në Parma te zdrukthtaria metalike Kajo & Klejsi, e cila drejtohet nga sipërmarrësit Krenar e Leonard Kajo dhe Altin Kerci.

“Ne kemi gati 300 punëtorë,” shprehet Krenar Kajo.

“Gati 70% prej tyre janë shqiptarë. Punojmë në të gjithë botën. Kemi vajtur edhe në Amerikë. Kemi vajtur në Afrikë. Kemi punime të tjera që i çojmë në tërë botën, kemi çuar në Amerikën, në Rusi”, shtoi ai.

Kontributi i tyre në sektorin e ndërtimit vlerësohet dhe nga zv/kryetari i Bashkisë së Casalmaggiore, Giovanni Leoni të cilin Balla e falënderoi për mbështetjen që u jep shqiptarëve.

“Nëse sillesh si ata, të hapet zemra. Duhet të jesh si ata. Duhet të jesh njëlloj. Njerëz të mirë, si në punë, ashtu edhe nga ana njerëzore, janë cilësi që takohen tek ata. Kjo gjë ka vlerë të madhe sipas mendimit tim,” u shpreh zv/kryetari i bashkisë së Casalmaggiore, Giovanni Leoni njëherësh edhe këshilltar bashkiak për punët publike.

“Shumë faleminderit. Kënaqësi të takoj zv/kryetarin e bashkisë së qytetit ku jetojnë Krenari, Altini, Erioni dhe të dëgjosh këto fjalë për shqiptarët që punojnë këtu,” tha Balla.

Carpenterie Kajo & Klejsi, është një biznes në pronësi të shqiptarëve që shkuan në Parma si emigrantë dhe e cila prodhon sot struktura ndërtimi, ura dhe viadukte, sisteme mbulimi, impiante dhe makineri, arredim urban, serra dhe struktura bujqësore, kontejnerë dhe kapanone, sisteme tubacionesh dhe impiante që shpërndahen në 4 kontinente.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Drejtësinë e pavarur nuk e solli Amerika, është fryt i vizionit të PS

Në rubrikën “Sy m’sy” kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur sot pyetjeve dhe komenteve të qytetarëve në platformat sociale.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Drejtësinë e pavarur nuk e solli Amerika, është fryt i vizionit të PS

Në rubrikën “Sy m’sy” kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur sot pyetjeve dhe komenteve të qytetarëve në platformat sociale.