Balluku në fidanishten në Lushnjë: Detyrim mbështetja për këtë sektor të rëndësishëm në bujqësi

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre Infrastrukturës dhe Energjisë, ishte sot në fshatin Allkaj në Lushnjë në fidanishten “Agro Sina”


Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre Infrastrukturës dhe Energjisë, ishte sot në fshatin Allkaj në Lushnjë në fidanishten “Agro Sina”, “ku përgatiten fidanë për produkte të ndryshme bujqësore që tregtohen kudo nëpër Shqipëri”.

Balluku e cilësoi fidanishten “Agro Sina” një nga pikat e shpërndarjes së farës dhe të fidanishtes më të njohur në bashkinë Lushnjë.

Marjol Sina ka investuar në kultivimin e fidanëve në serra me teknologji të lartë, me një strukturë që mbështetet në sistemin novativ të klimës dhe ujitjes, për matjen e parametrave të kushteve te brendshme.

“Më këtë biznes merremi prej rreth 13 vitesh. Kemi përdorur metoda shartimi që bimët të prodhojmë më shumë. Kemi një ngarkesë të madhe. 1 milion e gjysmë fidanë për t’u shartuar deri në prill”, tha fermeri.

“Ne synojmë që sistemi rrënjor i bimëve të jetë i fuqishëm. Shartesat janë të tilla që i rezistojnë më shumë kripërave, pasi Myzeqeja ka shumë kripëra”, shtoi ai.

Ministrja Balluku theksoi se “është detyrë për të gjithë ne që të mbështesim këtë sektor kaq të rëndësishëm në bujqësi duke njohur vështirësitë, por nga ana tjetër duke njohur edhe të gjitha përpjekjet që ju bëni edhe në emër të fermerëve të Myzeqesë”.

Kjo serrë ka një rëndësi strategjike në këtë zonë, e cila dallohet për aktivitet të lartë bujqësor, duke mundësuar edhe furnizimin me fidanë të fermerëve përreth.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Drejtësinë e pavarur nuk e solli Amerika, është fryt i vizionit të PS

Në rubrikën “Sy m’sy” kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur sot pyetjeve dhe komenteve të qytetarëve në platformat sociale.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Drejtësinë e pavarur nuk e solli Amerika, është fryt i vizionit të PS

Në rubrikën “Sy m’sy” kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur sot pyetjeve dhe komenteve të qytetarëve në platformat sociale.