Dhuli: Brenda vitit hartohet projektligji për realizimin e Censit të Bujqësisë

Drejtorja e përgjithshme e Institutit të Statistikave (INSTAT) Elsa Dhuli bëri të ditur sse brenda këtij viti do të hartohet projektligji për realizimin e Censit të Bujqësisë.


Drejtorja e përgjithshme e Institutit të Statistikave (INSTAT) Elsa Dhuli bëri të ditur sot se brenda këtij viti do të hartohet projektligji për realizimin e Censit të Bujqësisë.

Gjatë diskutimit në Komisionin Parlamentar për Ekonominë dhe Financat mbi planin vjetor 2025 për zbatimin e programit të statistikave zyrtare 2022-2026, Dhuli informoi se po rishikohet strategjia për organizimin e këtij plani, si dhe buxheti.

“Në kuadër të përgatitjeve për Censin e Bujqësisë, jemi në proces të miratimit të projektligjit. Po rishikohet strategjia e organizimit të këtij Censi, planit të aktiviteteve dhe buxhetit”, u shpreh Dhuli.

Njëkohësisht ajo informoi se po finalizohet edhe pyetësori në konsultim të vazhdueshëm me asistencën teknike.

“Po finalizohet korniza metodologjike në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural, duke marrë në konsideratë jo vetëm burimet administrative, por edhe rezultatet e Censit të Popullsisë dhe Banesave të realizuar në 2023. Ngritja e sistemit të teknologjisë së informacionit për mbledhjen, monitorimin dhe analizën e të dhënave, në bashkëpunim me Komisionin Europian, FAO apo Institutin”, u shpreh Dhuli.

Censi i Bujqësisë do të sigurojë informacione mbi module të veçanta, në të gjitha fermat bujqësore që kanë të bëjnë me: ujitjen, praktikat e menaxhimit të tokës, makineritë dhe pajisjet, pemëtarinë si dhe të dhëna për strukturën e bujqësisë, veçanërisht për njësitë e vogla administrative.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.