Gonxhja: Durana Tech Park, qendër e fuqishme e zhvillimit ekonomik dhe inovativ edhe për rajonin

Qëllimi i Durana Tech Park është që të krijojë një mjedis të veçantë ekonomik dhe teknologjik që ofron kushte të favorshme për zhvillimin e industrive të avancuara.


Durana Tech Park në Xhafzotaj (Durrës), i pari park teknologjik në Shqipëri, që synohet të pozicionohet si një qendër e fuqishme e zhvillimit ekonomik dhe inovativ, do të konkurrojë në rajon dhe globalisht, duke sjellë përparësi strategjike dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik për vendin.

Në një konferencë për mediet, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja deklaroi sot se Parku Teknologjik Durana do të jetë një pol i rëndësishëm zhvillimi rajonal.

Gonxhja theksoi se ky projekt pritet të sjellë investime të huaja, vlerë të shtuar dhe transferim të dijeve, duke ndihmuar startup-et të kthehen në biznese të qëndrueshme.

Po ashtu theksoi ai, synohet krijimi i mundësive të reja për punësim dhe aftësim profesional dhe kthimi i autostradës Tiranë-Durrës në një pol rajonal të zhvillimit teknologjik.

“Përfitimet e ekonomisë shqiptare nga implementimi i projektit “Durana” do të jenë të shumanshme. Së pari, tërheqja e investimeve të huaja, falë infrastrukturës që ky park do të ofrojë, avantazheve krahasuese të Shqipërisë dhe lehtësive fiskale. Së dyti, është vlera e shtuar, një nga problemet e kahershme të ekonomisë tonë, e cila gjithnjë ka prodhuar pak vlerë të shtuar. Një projekt i tillë do ndihmojë ndjeshëm bilancin tregtar shqiptar. Së treti, transferimi i njohurive dhe dijeve në fuqinë punëtore lokale, duke ndihmuar kështu në modernizimin e ekonomisë shqiptare në tërësi. Së katërti, përmes programeve të akselerimit dhe inkubimit, Durana do të ndihmojë shumë startup-e të shndërrohen në biznese të mirëfillta e gjithashtu do ndihmojë edhe universitetet apo institucionet arsimore që të modernizojnë mësimdhënien e tyre”, deklaroi ministri.

Drejtorja e përgjithshme e Korporatës Shqiptare të Investimeve (AIC), Elira Kokona e cilësoi atë si motor të zhvillimit ekonomik.

“Durana është parku i parë teknologjik në vend dhe përmes këtij parku, Shqipëria synon të kthehet në lider rajonal në zhvillimin e teknologjive. Do tërheqim ata që duan të punojnë në park, por edhe për të jetuar në Shqipëri. Durana është një platformë që mbështet teknologjinë, nomadet digjitalë dhe startup-et. Ky hap e pozicionon Shqipërinë në hartën globale të inovacionit”, theksoi ajo.

Kokona informoi se deri tani kanë shprehur interes për të qenë pjesë e Duranës 50 kompani.

“Ky park do të ofrojë mundësinë e biznesit me lehtësi të shumta fiskale”, tha ajo.

Ndër lehtësitë fiskale, Durana renditi tatim mbi fitimin 0% për 15 vitet e para, përjashtimin nga tatimi mbi pagat e punonjësve për 10 vjet për të gjithë personelin e angazhuar në kërkim dhe zhvillim, përfshirë edhe zhvilluesit, përjashtim nga TVSH-ja për mallrat, pajisjet dhe shërbimet e përdorura në park për prodhimin e produkteve inovative.

Po ashtu, përjashtim nga tatimi mbi ndikimin në infrastrukturë, nga tatimi mbi pronat për 10 vjet, për ndërtimet e ngritura brenda parkut, si dhe rimbursim pjesor shtetëror për kostot e trajnimit të personelit shkencor dhe teknik, sipas kritereve dhe procedurave të aprovuar nga qeveria.

Kokona informoi po ashtu se do të ketë procedura doganore të thjeshtuara për importin dhe eksportin e mallrave të nevojshme për zhvillimin e produkteve inovative, sipas rregulloreve të Kodit Doganor dhe TVSH në nivelin 0% për mallrat shqiptare të furnizuara në park për prodhimin e produkteve inovative, të cilat, sipas legjislacionit të TVSH-së dhe doganor, trajtohen si eksport.

Sipas saj, nga nëntori e deri tani, 53 kompani kanë shprehur interes për tu vendosur pranë “Durana Tech Park”.

“Ne ju drejtuam kompanive për të parë gatishmërinë e tyre për tu vendosur në Durana. 53 kompani shprehën interes. Jemi në kushtet e një suksesi tashmë të deklaruar”, tha Kokona.

Qëllimi i Durana Tech Park është që të krijojë një mjedis të veçantë ekonomik dhe teknologjik që ofron kushte të favorshme për zhvillimin e industrive të avancuara. Fokusi i tij është të nxisë investimet vendase dhe të huaja dhe të krijojë një territor me një regjim fiskal dhe doganor të lehtësuar.

Së bashku me TEDA Tirana (Prush), e cila shumë shpejt do të mirëpresë investitorët e parë, “Durana” vjen si zona tjetër e re speciale ekonomike me synim tërheqjen e investitorëve.

Rama: Drejtësinë e pavarur nuk e solli Amerika, është fryt i vizionit të PS

Në rubrikën “Sy m’sy” kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur sot pyetjeve dhe komenteve të qytetarëve në platformat sociale.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Drejtësinë e pavarur nuk e solli Amerika, është fryt i vizionit të PS

Në rubrikën “Sy m’sy” kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur sot pyetjeve dhe komenteve të qytetarëve në platformat sociale.