Hoxha pret ambasadorin e ri të Italisë: Përkushtim i plotë për të thelluar partneritetin strategjik

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha u takua sot me ambasadorin e ri të Italisë Marco Alberti.


Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha u takua sot me ambasadorin e ri të Italisë Marco Alberti.

Hoxha shkroi në rrjetet sociale se zhvilloi një bisedë shumë të mirë me ambasadorin e ri të Italisë në Tiranë, Marco Alberti, të cilit i uroi mirëseardhjen dhe suksese në detyrë.

Ministri nënvizoi më tej se “bashkëndamë vlerësimin se marrëdhëniet dypalëshe janë të shkëlqyera dhe konstatuam përkushtimin e plotë të palëve për të thelluar partneritetin strategjik”.

“Shqipëria mbetet e gatshme për të vijuar bashkëpunimin e ngushtë me Italinë mike, në fushat me interes të ndërsjellë, fokusuar në çështje të sigurisë”, theksoi Hoxha.

Hoxha shtoi më tej se me ambasadorin foli për forcimin e luftës kundër kriminalitetit, krimit të organizuar dhe trafiqeve, përmes strukturave të përbashkëta hetimore dhe analizës së informacionit kriminal.

“Shpreha edhe njëherë falënderime për mbështetjen e ofruar nga pala italiane në fushën e menaxhimit të integruar të kufijve, përmes dhurimit pak ditë më parë, të dy anijeve për Policinë tonë Kufitare, për monitorimin e hapësirës detare”, e përmbyll Hoxha postimin.

Burimi ATSH

Hapja e grup-kapitullit të dytë të negociatave, Hasani: Asnjë sekondë e humbur drejt BE-së

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani reagoi pas përfundimit të Konferencës së Katërt Ndërqeveritare të mbajtur sot…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Hapja e grup-kapitullit të dytë të negociatave, Hasani: Asnjë sekondë e humbur drejt BE-së

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani reagoi pas përfundimit të Konferencës së Katërt Ndërqeveritare të mbajtur sot…