Malee: Banka Botërore mbështet Shqipërinë në çuarjen përpara të reformave në arsimin e lartë

Banka Botërore mbetet e angazhuar për të mbështetur Shqipërinë në çuarjen përpara të reformave në arsimin e lartë.


Banka Botërore mbetet e angazhuar për të mbështetur Shqipërinë në çuarjen përpara të reformave në arsimin e lartë.

Kështu u shpreh ekspertja për arsimin e lartë në zyrën e Bankës Botërore në Shqipëri, Roberta Malee, në Konferencën Kombëtare të Arsimit të Lartë që u zhvillua sot në Tiranë, me pjesëmarrjen edhe të kryeministrit Edi Rama.

Ajo përshëndeti Ministrinë e Arsimit dhe Sportit për hartimin e Dokumentit të Politikave të Arsimit të Lartë 2030 dhe vlerësoj prezantimin e tij në forumin e organizuar me këtë rast, me aktorë të fushës.

“Ky dokument do të ndihmojë për vendimmarrje të rëndësishme që do të kontribuojë në disa fusha, dhe konkretisht në përmirësimin e cilësisë së arsimit të lartë”, u shpreh Malee.

Ajo e konsideroi këtë fakt “kryefjalë” të arsimit të lartë në të gjitha vendet e rajonit.

“Përfshirja e aktorëve të interesit, përqendrimi te ndërkombëtarizimi dhe integrimi në BE si dhe formimi i modelit të financimit të arsimit të lartë janë disa nga sektorët që orienton ky dokument. Ky dokument dhe fokusi i qeverisë është transformimi i sektorit të arsimit të lartë në koherencë me zhvillimet, fakt që kërkon angazhimin e të gjithë aktorëve dhe ndërveprimin mes tyre”, theksoi Malee.

Sot edhe në botë, vijoi ajo, është sfidë shumë e madhe për sektorin, për arsimin që t’i përgjigjet nevojave të tregut të punës dhe sektorit privat.

Melee gjatë fjalës së saj, ndau disa të dhëna nga gjetjet e një studimi që ka kryer BB në disa vende, për impaktin e arsimit të lartë.

“BB po përfundon një studim për vlerësimin e arsimit të lartë në vendet e mesme dhe të ulëta. Arsimi i lartë ka një përfitim të madh për të gjithë sektorët dhe rezulton se fitimet për ata që kanë përfunduar arsimin e lartë, janë 3 herë më të larta kundrejt atyre që kanë përfunduar arsimin e mesëm dhe ata që mbarojnë arsimin e lartë kanë punësim më të mirë”, u shpreh Malee, teksa theksoi se “reformat duhet të vijojnë dhe janë të rëndësishme për të mbajtur arritjet”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…