Metani pret pjesëmarrësit e LEAD Albania, diskuton rolin e ILD-së në sistemin e drejtësisë

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani mikpriti sot në ambientet e institucionit të ILD-së klasën e vitit 2024-2025 të programit LEAD Albania, të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim.


Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani mikpriti sot në ambientet e institucionit të ILD-së klasën e vitit 2024-2025 të programit LEAD Albania, të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim.

Në nisje të bashkëbisedimit, Inspektori i Lartë i Drejtësisë i njohu pjesëmarrësit me rolin dhe funksionet e ILD-së, si institucioni përgjegjës për verifikimin e ankesave, hetimin e shkeljeve disiplinore dhe fillimin e procedimit disiplinor ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve, anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Prokurorit të Përgjithshëm.

Më tej, Metani iu përgjigj interesimit të tyre mbi aspekte të punës së institucionit, që nga marrja e ankesave të qytetarëve a institucioneve, shqyrtimi e verifikimi i tyre, hetimi disiplinor e procedimi, si dhe inspektimet tematike e institucionale.

Pjesëmarrësit e programit njëvjeçar LEAD Albania, janë profesionistë të rinj, të shkolluar brenda e jashtë vendit, të cilët përmes kësaj eksperience, kanë mundësinë e përvojës së drejtpërdrejtë në procesin e qeverisjes, përmes angazhimit për një vit, si pjesë e kabineteve të institucioneve më të larta shtetërore në vend, në rastin e klasës 2025, pranë kryeministrisë, ministrive të ndryshme, e deri tek institucione të drejtësisë, si Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Burimi ATSH

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…