Balluku: Në maj përfundon riparimi dhe fuqizimi i nënstacionit “Tirana 1”

Nënstacioni elektrik Tirana 1, pranë Zogut të Zi, po rilind, duke rritur njëkohësisht edhe kapacitetet, me qëllim përmirësimin e cilësisë së furnizimit me energji elektrike për rreth 25 mijë banorë dhe biznese.


Nënstacioni elektrik Tirana 1, pranë Zogut të Zi, po rilind, duke rritur njëkohësisht edhe kapacitetet, me qëllim përmirësimin e cilësisë së furnizimit me energji elektrike për rreth 25 mijë banorë dhe biznese.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi punimet për riparimin dhe fuqizimin e këtij nënstacioni.

Balluku bëri të ditur se punimet për ndërtimin e këtij nënstacioni, të nisura në maj të vitit 2024, do të përfundojnë në maj 2025, një vit para afatit të planifikuar.

“Aktualisht kanë përfunduar 95% e punimeve, ndërsa nënstacioni është në operim duke mos e ndërprerë furnizimin për asnjë moment”, tha ajo.

Sipas Ballukut, në këtë nënstacion, të ndërtuar 75 vite më parë, është duke u zëvendësuar e gjithë teknologjia, duke rritur kapacitetin nga 33 mega në 100 mega.

Në të gjithë vendin aktualisht janë në riparim disa nënstacione dhe po ndërtohen disa të tjera të reja.

“Konkretisht po riparohet nënstacioni i Lezhës, Velipojës, ka përfunduar nënstacioni i Pogradecit, edhe aty kemi kaluar nga operimi 10 kV, në 20 kV. Po riparohet nënstacioni i Kuçovës, ndër më të rëndësishmit të zonës së Jugut. Po ashtu po riparohet ai i Fierit, ku i shërben të gjithë qarkut, Fierit, Lushnjës dhe po ndërtohet edhe një tjetër i ri që i shërben zonës tjetër të jugut. Do të ndërtohet edhe një nënstacion i ri, si garanci për furnizimin e gjithë kësaj zone”, tha administratori i OSSH, Blendian Dalipi.

Po ashtu bëri të ditur se është parashikuar edhe ndërtimi i një nënstacioni të ri në Piqeras, si siguri për të gjithë bregun, si dhe do të riparohet nënstacioni i Xarës që i shërben Ksamilit, si përgjigje ndaj zhvillimeve urbane në atë zonë.

Tjetër nënstacion i cili po riparohet, tha Dalipi, është ai i Akërnisë, që i shërben rajonit të Vlorës, por do të shërbejë edhe si siguri për aeroportin e ri të Vlorës.

“Njëkohësisht po punohet për fuqizimin e nënstacionit të Skraparit, i cili deri dje ka operuar në pothuajse 100% të kapaciteteve të tij. Kemi futur në fuqizim dhe riparim linjën Kafaraj-Fier dhe nënstacionin e ri të Kafarajt”, deklaroi Dalipi.

Burimi ATSH

Gonxhja: Do të punojmë shumë për rivitalizimin e industrisë në vend

Elbasani dhe Metalurgjiku ndodhen në një pozitë fantastike për t’u shndërruar në një park industrial.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Do të punojmë shumë për rivitalizimin e industrisë në vend

Elbasani dhe Metalurgjiku ndodhen në një pozitë fantastike për t’u shndërruar në një park industrial.