Karçanaj: Shqipëria, pjesëmarrëse aktive në nismat globale për sigurinë kibernetike

Drejtorja e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Linda Karçanaj po merr pjesë në takimin e Grupit të Punës mbi Sigurinë në funksion të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (OEWG) që po mbahet në Nju-Jork.


Drejtorja e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Linda Karçanaj po merr pjesë në takimin e Grupit të Punës mbi Sigurinë në funksion të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (OEWG) që po mbahet në Nju-Jork.

Karçanaj ndau në rrjetet sociale momente nga dita e dytë e punës të Grupit, teksa bëri të ditur se “Shqipëria është pjesëmarrëse aktive në nismat globale për sigurinë kibernetike”.

Në fjalën e mbajtur në këtë takim, Karçanaj, informoi kolegët e Kombeve të Bashkuara se Shqipëria ka miratuar një Ligj të ri për Sigurinë Kibernetike, në përputhje me standardet e BE-së dhe të OKB-së.

Ajo u ndal në hapat që ka hedhur qeveria për thellimin e bashkëpunimit me institucionet ndërkombëtare për forcimin e sigurisë.

“Kemi thelluar bashkëpunimin me NATO-n, BE-në dhe OKB-në për forcimin e sigurisë kibernetike dhe për të parandaluar dhe reaguar ndaj sulmeve të sponsorizuara shtetërore; Kemi krijuar një Komision të Posaçëm Parlamentar për të luftuar dezinformimin dhe ndërhyrjet e huaja. Përgjegjshmëria, transparenca dhe bashkëpunimi ndërkombëtar janë thelbësore për një mjedis të sigurt dhe të besueshëm digjital”, tha ajo.

“Shqipëria është e angazhuar të kontribuojë në një të ardhme më të sigurt dhe më të qëndrueshme për të gjithë, duke promovuar paqen dhe sigurinë globale”, u shpreh Karçanaj.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…