Spiropali: Kuvendi me plan të ri strategjik, me objektivin Shqipëria në BE brenda 2030-ës

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, mbajti fjalën e hapjes në Konferencën rajonale: “Forcimi i Mbikëqyrjes Parlamentare: Praktikat më të mira për rritjen e llogaridhënies”.


Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, mbajti fjalën e hapjes në Konferencën rajonale: “Forcimi i Mbikëqyrjes Parlamentare: Praktikat më të mira për rritjen e llogaridhënies”.

Gjatë fjalës së saj, Spiropali theksoi se “në Kuvendin e Shqipërisë po punojmë të konsolidojmë një mbikëqyrje parlamentare efektive”.

“Shqipëria ka shpallur objektiv strategjik kombëtar anëtarësimin në Bashkimin Europian brenda vitit 2030. Çfarë do të thotë se në përfundim të legjislaturës tjetër Kuvendi i Shqipërisë do të jetë parlamenti i një vendi anëtar të BE-së. Për arritjen e këtij objektivi, Kuvendi i Shqipërisë është duke punuar për hartimin e planit të ri strategjik 2025-2030. Mbikëqyrja parlamentare, kontrolli dhe monitorimi i qeverisë dhe institucioneve të pavarura është ndër prioritet e këtij plani”, tha Spiropali.

Kryeparlamentarja theksoi se “përgjegjshmëria dhe transparenca janë ndër vlerat themelore të Kuvendit të Shqipërisë”.

“Në kuadrin e bashkëpunimit me institucionet e pavarura që raportojnë në Kuvend kemi krijuar dhe vënë në funksion kanale komunikimi dhe shkëmbimi informacioni midis tyre dhe Kuvendit për të rritur transparencën. Institucionet pavarura, shoqërinë dhe median i kemi ftuar të bëhen pjesë të modeleve të reja që po zbatohen nga Kuvendi, metodologjia e kontrollit post legjislativ dhe meteorologjia për vlerësimin e parandalimit të korrupsionit. Të dyja këto metodologji i kemi bërë pjesë të Kuvendit”, tha Spiropali.

Spiropali shtoi më tej se “fuqizimit të kontrollit parlamentar po i shërbejnë po ashtu strategjia e re e komunikimit, platforma e re konsultimit publik dhe cikli i sesioneve Dialog për Konsensus. Këto dokumente dhe praktika të mira po bëjnë kujdes të kontribuojnë dhe në cilësinë dhe eficencën e mbikëqyrjes së Kuvendit”.

Kryeparlamentarja shtoi se “po punojnë që marrëdhëniet e Kuvendit me institucionet e pavarur, ekzekutivin dhe drejtësinë, të jenë të qëndrueshme dinamike reciproke dhe secili brenda kompetencave të pushtetit siç e përcakton Kushtetuta”.

“Kuvendi mbetet i hapur te shqyrtojë dhe miratojë nisma ligjore sa herë që ato vlerësohen të domosdoshme”, shtoi ndër të tjera Spiropali.

“Gjatë vitit të kaluar Kuvendi i Shqipërisë ngriti dy komisione të Posaçme, Komisioni i Posaçëm Parlamentar “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian” dhe Komisioni i Posaçëm “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit”.

Spiropali shtoi se “qëllimet e ngritjes së këtyre komisioneve është rritja e mbështetjes për qeverinë, institucionet dhe agjencitë shtetërore si dhe institucionet e pavarura në mënyra që arritjet e deri tanishme të reformave dhe proceseve integruese të jenë të pakthyeshme të garantuara dhe të avancojnë më tej”.

“Duke rritur llogaridhënien e qeverisë dhe institucioneve të pavarura, duke fuqizuar partneritetin më këto të fundit, Kuvendi rrit po ashtu llogaridhënien e vet para Kushtetutës dhe qytetarëve duke kontribuar në përmirësimin e cilësisë së qeverisjes dhe fuqizimin e institucioneve demokratike”, tha Spiropali.

Rama: Drejtësinë e pavarur nuk e solli Amerika, është fryt i vizionit të PS

Në rubrikën “Sy m’sy” kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur sot pyetjeve dhe komenteve të qytetarëve në platformat sociale.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Drejtësinë e pavarur nuk e solli Amerika, është fryt i vizionit të PS

Në rubrikën “Sy m’sy” kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur sot pyetjeve dhe komenteve të qytetarëve në platformat sociale.