Balla vizitë në birrarinë më të vjetër në Frankfurt. Drejtohet nga njē sipërmarrës shqiptar

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, u takua në Frankfurt me sipërmarrësin shqiptar Fatmir Dulaj, i cili prej 34 vitesh jeton në Gjermani dhe sot është pronar i birrarisë më të vjetër në qytet, “12 Apostuj”.


Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, u takua në Frankfurt me sipërmarrësin shqiptar Fatmir Dulaj, i cili prej 34 vitesh jeton në Gjermani dhe sot është pronar i birrarisë më të vjetër në qytet, “12 Apostuj”.

Gjatë bashkëbisedimit me Ballën sipërmarrësi nga Malësia e Madhe deklaroi se ka emigruar në Frankfurt para 32 vitesh dhe punën e parë e ka nisur në kuzhinë.

Falë punës së tij të palodhur Dulaj prej 13 vitesh drejton një nga restorantet më të vjetra të Frankfurtit, i cili është i vetmi restorant që prodhon birrën brenda ambjenteve të restorantit.

Një lajm i rëndësishëm për Shqipërinë është se birra e prodhuar në këtë birrari së shpejti do të vijë në Shkodër dhe Velipojë. “Po, po, fabrika gati është. Do hapet edhe pak,” tha Dulaj, duke konfirmuar investimin e tij të ardhshëm në Velipojë, që do të jetë një birrari edhe më e madhe dhe më moderne.

Në lokalin e tij në Frankfurt punojnë 20 persona, nga të cilët 9 janë shqiptarë. Balla vuri në dukje një detaj të veçantë se “Dy djemtë e tu, djemtë e një bosi, mësojnë punën”.

Në fund të bisedës, një punonjëse shqiptare e birrarisë, Esmeralda, tha se ka dy vite në Gjermani, por me dëshirë do të punonte në restorantin e ri që Dulaj do të hapë në Velipojë. “Lërja përsipër ta menaxhojë Esmeralda restorantin që do hapësh në Velipojë, ke për të pasur sukses 100%,” sugjeroi Balla.

Balla u shpreh se, ky takim në Frankfurt dëshmon edhe njëherë suksesin e shqiptarëve në diasporë dhe përpjekjet e tyre për të sjellë përvojën e fituar jashtë në vendlindje.

Lexo më shumë nga

Rama: Vota më 11 maj, e lidhur drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe drejtuesja politike e PS për Qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilluan…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Vota më 11 maj, e lidhur drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe drejtuesja politike e PS për Qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilluan…