Gonzato: Mirëpres luftën ndaj krimeve zgjedhore
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato deklaroi sot se task-forca e ngritur nga SPAK për monitorimin e zgjedhjeve të 11 majit, është një nismë e mirëpritur prej tij, për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Në fjalën e tij në një tryezë të përbashkët për krimet zgjedhore me Komisonerin Shtetëror të Zgjedhjeve, kryeprokurorin Olsian Çela , kreun e SPAK, Altin Dumani dhe përfaqësues nga partitë politike, Gonzato tha se, “blerja e votës dhe presioni ndaj votuesve vijon të jetë problem në Shqipëri”.
“Mirëpres nismën e ndërmarrë nga aktorët kryesorë, si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Prokuroria e Përgjithshme, SPAK dhe Policia e Shtetit, për të koordinuar përpjekjet e tyre para zgjedhjeve të 11 majit, për të adresuar krimet e mundshme zgjedhore, si garanci për besim në këto zgjedhje”, tha ambasadori.
Mezi po pres që të dëgjoj më shumë nga këto institucione lidhur me nismën e tyre dhe koordinimin”, tha Gonzato në takimin e organizuar nga organizata të shoqërisë civile.
Burimi ATSH