Celibashi propozon tre skenarë për votim dhe numërim elektronik

Votimi dhe numërimi elektronik u provua për herë të parë në zgjedhjet e vitit 2021


Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi bëri të ditur sot se i ka propozuar Komisionit Rregullator përdorimin e pajisjeve elektronike të votimit dhe numërimit (PEVN) për zgjedhjet e 11 majit 2025.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Celibashi thekson se propozimi përfshin tre skenarë për zbatimin e votimit dhe numërimit elektronik.

Skenari i parë, sipas tij, përfshin pajisjet elektronike të votimit dhe numërimit (PEVN) në njësitë administrative nr. 1, 3, 5, 8, 9, 10 (Tiranë) dhe në Bërxull, Prezë, Vorë (Vorë).

Ndërkohë Celibashi pohoi se skenari i dytë përfshin vendosjen e PEVN në njësitë administrative nr. 2, 3, 5, 9, 10 (Tiranë) dhe në Bërxull, Prezë, Vorë (Vorë).

Skenari i tretë, sipas kryekomisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve përfshin vendosjen e PEVN në njësitë administrative nr. 5, 10 (Tiranë), Bërxull, Prezë, Vorë (Vorë) dhe në Durrës R1, R5 (Durrës).

Celibashi theksoi se këto do të jenë zgjedhjet e katërta radhazi me PEVN, duke konfirmuar saktësinë 100% të procesit.

Votimi dhe numërimi elektronik u provua për herë të parë në zgjedhjet e vitit 2021, në njësinë administrative numër 10 në Tiranë, ndërsa në zgjedhjet e vitit 2023, u zbatua edhe në bashkitë Elbasan, Kamëz dhe Vorë.

Rama: Vota më 11 maj, e lidhur drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe drejtuesja politike e PS për Qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilluan…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Vota më 11 maj, e lidhur drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe drejtuesja politike e PS për Qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilluan…