“Fotografia që prek indet e qytetit”

Promovohet në QKLL katalogut i fotografit të ri durrsak, Griseld Hoxha. Redaktorja Arjola Kondakçiu: Një risi në fotografinë shqiptare


Pasditen e djeshme, në ambientet e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit (QKLL), u zhvillua promovimi i katalogut fotografik “Fotografia që prek indet e qytetit”, një projekt artistik i fotografit të ri durrsak, Griseld Hoxha.

Ky katalog sjell një koleksion fotografish bardh e zi të zhanrit street photography dhe urban photography, të shoqëruara me storytelling, duke krijuar një kombinim unik mes imazhit dhe rrëfimit.

Në panelin e diskutimit morën pjesë emra të njohur të artit dhe medias si: profesori i Universitetit të Arteve (UART), Ardian Isufi, njëherazi kurator dhe kritik arti; fotografi i njohur Roland Tasho; dhe redaktorja e katalogut, shkrimtarja dhe gazetarja Arjola Kondakçiu.

Një risi në fotografinë shqiptare

Gjatë fjalës së saj, redaktorja Arjola Kondakçiu theksoi se ky është katalogu i parë i këtij formati në Shqipëri, ku fotografia bardh e zi kombinohet me storytelling. Ajo vlerësoi aftësinë e fotografit për të kapur çastet që përcjellin mesazhe të fuqishme dhe për t’i shoqëruar ato me rrëfime që i japin edhe më shumë kuptim imazhit.

Fotografi Roland Tasho ndau përshtypjet e tij për punën e Griseld Hoxhës, duke theksuar se që në shikimin e parë të katalogut, kuptoi se bëhej fjalë për një projekt profesional dhe të veçantë. Ai vlerësoi ndjeshmërinë dhe qasjen artistike të autorit në kapjen e momenteve autentike të jetës urbane.

Ndërsa profesori Ardian Isufi nënvizoi se fotografitë e Hoxhës nuk janë thjesht imazhe, por mbartin mesazhe të rëndësishme për komunitetin, me secilën foto që trajton një tematikë specifike. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e studimit të historisë së fotografisë, duke nisur nga pionierët shqiptarë e deri te teknikat e avancuara të ditëve të sotme.

Fotografia si pasion dhe mision

Diskutimi mes të ftuarve, gazetarëve, arkeologëve dhe artdashësve solli një reflektim mbi sfidat e fotografisë në Shqipëri, duke trajtuar kalimin nga pasioni në profesion dhe rolin e saj në transmetimin e realitetit shoqëror. Të pranishmit ndanë mendimet e tyre për katalogun dhe punën e fotografit, duke lexuar gjithashtu disa nga rrëfimet e përfshira në storytelling.

Në përmbyllje, Griseld Hoxha ndau vizionin e tij mbi fotografinë, duke e cilësuar atë jo thjesht si një profesion, por si një mjet për të përcjellë mesazhe sociale dhe artistike. Ai ftoi të rinjtë të ndjekin pasionin për fotografinë, duke e parë atë fillimisht si një mision dhe më pas si një mundësi profesionale.

Lexo më shumë nga

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…