Rama-Balluku në impiantin “BLUE 1” në Fier: Ndër projektet më të mëdha në rajon të energjisë diellore

Që nga fillimi i funksionimit të tij në maj 2024, deri më sot, impianti ka injektuar me sukses në rrjet 77 mijë MWh.


Parku Fotovoltaik “Blue 1”, në Fier, me kapacitet 50 MW është vënë në funksion të plotë që prej muajit maj të vitit të kaluar, në përmbushje të politikave të ndërmarra nga qeveria për diversifikimin e burimeve të rinovueshme.

Ky rajon përfiton nga niveli i lartë i rrezatimit diellor, duke e bërë atë një vend ideal për prodhimin e energjisë diellore.

“Blue 1” është impianti më i madh fotovoltaik privat në rajon që shtrihet në një sipërfaqe prej 78 hektarësh dhe është i pajisur me teknologji diellore të avancuar: Panele Bifacial dual-glass monocrystalline (665W) dhe ”Trackers” me një bosht, të cilët lejojnë që paneli të ndjekë diellin ndërsa lëviz nga lindja në perëndim.

Që nga fillimi i funksionimit të tij në maj 2024, deri më sot, impianti ka injektuar me sukses në rrjet 77 mijë MWh. Energjia e prodhuar tregtohet në treg të lirë nga vetë prodhuesi.

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Fier, u ndal në këtë park për t’u njohur me ecurinë e impiantit, së bashku me zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku.

“Është një nga projektet më të mëdha edhe në rajon, për sa i përket projekteve të prodhimit energjetik diellor të vetëfinancuar dhe për të thënë të drejtën është kthyer në një nga projektet shembull për të gjithë sektorin energjetik shqiptar, duke qenë se pas këtij projekti ne kemi pasur shumë aplikime të tjera dhe një pjesë e tyre janë miratuar, një pjesë e mirë kanë nisur nga puna”, u shpreh Balluku.

Balluku solli në vëmendje se shtimi i kapaciteteve në energjinë e rinovueshme po kryhet bazuar në eficiencën e energjisë.

“Kështu që i kujtojmë të gjithë qytetarëve që kemi nisur fazën e dytë për aplikimet e paneleve diellore. Kemi 2000 njësi të disponueshme dhe ashtu siç patëm sukses në thirrjen e parë, shpresojmë shumë që këto 2000 njësi të ezaurohen sa më parë dhe të përdoren nga qytetarët për ngrohjen e ujit, duke ulur kështu 20-30% të faturave” – shpjegoi zv.kryeministrja e ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku.

”Blue 1” ka krijuar partneritete kyçe dhe ka nënshkruar marrëveshje me aktorë të rëndësishëm në tregun rajonal dhe ndërkombëtar të energjisë, të cilët zgjerojnë aksesin në treg.

Burimi ATSH

Spiropali pret Pellegrinin: Sllovakia, partner i rëndësishëm i rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit, Presidentin e Sllovakisë, Peter Pellegrini, i pari President Sllovak…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali pret Pellegrinin: Sllovakia, partner i rëndësishëm i rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit, Presidentin e Sllovakisë, Peter Pellegrini, i pari President Sllovak…