Rikonstruksioni i rrugës së Komanit, Rama me banorët: Ne i bëjmë realitet premtimet

Në bashkinë e Vaut të Dejës, në Shkodër është hapur kantieri i ri për rikonstruksionin e Rrugës së Komanit, një aks i rëndësishëm prej 31 km që lidh dy hidrocentralet.


Në bashkinë e Vaut të Dejës, në Shkodër është hapur kantieri i ri për rikonstruksionin e Rrugës së Komanit, një aks i rëndësishëm prej 31 km që lidh dy hidrocentralet.

Gjatë inspektimit të këtij kantieri bashkë me zv/kryeministren Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Kryeministri Edi Rama vlerësoi se ky projekt transformues do t’i japë një hov të ri turizmit të kësaj zone të bekuar të Shqipërisë.

Në një bashkëbisedim me banorët e zonës , kryeministri Rama u shpreh se rruga do ti japë edhe më shumë hov turizmit në zonë.

“Kjo rrugë që kishit merak do bëhet tani dhe do t’i japë shumë siguri edhe shumë qëndrueshmëri gjithë punës që bëhet këtu nga dy strukturat e hidrocentralit, por do t’i japë edhe shumë hov turizmit. Gjithë kjo bukuri e madhe, ju e dini sa e vështirë është ta kalosh, por do të bëhet si të gjitha ato që kemi bërë që janë mirë e bukur”, u shpreh Rama.

Vetë banorët u shprehën se ndërtimi i rrugës është një çlirim për zonën.

“Na jeni gjetur shumë afër për çështjen e rrugës. E kemi pritur prej shumë vitesh por tani do bëhet, është çlirim i plotë i zonës. I pritëm nga ata që ishin para jush dhe se bënë, na rrejtën dhe se bënë. Hallall jua bëftë Zoti, e premtuat dhe arritët së bashku ta bënit, ju lumtë”, iu drejtuan banorët kryeministrit.

Rama u shpreh se e ka ditur kërkesën e banorëve, por duhet durim se jo të gjitha gjërat bëhen njëherësh.

Ndërkohë sipas tij, dallimi mes atyre që premtojnë dhe gënjejnë dhe kësaj qeverie, është pikërisht fakti se kjo qeveri i bën realitet premtimet.

“E di që e keni pritur prej shumë vitesh, por me radhë se edhe ne nuk kemi mundësi t’i bëjmë menjëherë. I ka ardhur radha dhe po e bëjmë. Tani i kemi ndarë punët, ata e kanë me rrena. I kanë ndarë detyrat. Ata kanë detyrë me rrejt dhe kush ta hajë, ta hajë. Ne
çfarë themi e bëjmë. Problemi është se duhet durim se jo të gjitha mund të bëhen njëherësh dhe jo çdo gjë që ti mendon se do ta bësh, bëhet kur ti do ta bësh, se dalin edhe gjëra të tjera por tani kësaj i erdhi radha dhe do ta bëjmë shkëlqyeshëm”, tha Rama.

Kryeministri shkëmbeu batuta edhe me një banor i cili propozoi që të ngrihet një lapidar për të në Koman, pikërisht si lapidari që është ngritur për Presidentin Bill Clinton në Kosovë.

“Do ta lë me shkrim që jo edhe për së vdekmi, jo për së gjalli, se për së gjalli e kam në dorë vetë se është ndërtim pa leje”, iu përgjigj Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.