Shkëmbimi i parë i ideve midis Kolegjit të Evropës në Tiranë dhe Natolin

I organizuar nga vetë studentët, ky aktivitet mirëpriti Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato dhe Profesoreshën Odeta Barbullushi.


Në Europe House, studentët nga Kolegji i Evropës në Tiranë dhe Natolin u mblodhën për shkëmbimin e parë midis kampuseve, duke shënuar një moment historik në diskutimet e udhëhequra nga ta mbi zgjerimin e BE-së.

I organizuar nga vetë studentët, ky aktivitet mirëpriti Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato dhe Profesoreshën Odeta Barbullushi, profesoreshë rezidente në kampusin e Tiranës, për një diskutim me temë “Momenti i ri për zgjerimin e BE-së: rruga drejt ribashkimit evropian?”

“Aderimi në BE nuk është vetëm një proces ekonomik, ai ka të bëjë me vlerat e përbashkëta, me anëtarësimin në një bashkim politik dhe ankorimin në shoqëri të reformave transformuese që i afrojnë ato me ribashkimin evropian. Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm, veçanërisht në reformën në drejtësi, duke demonstruar vullnetin politik dhe angazhimin e nevojshëm për progres. Ruajtja e transparencës dhe gjithëpërfshirjes ndërkohë që përshpejtohen reformat do të jenë vendimtare ndërsa punojmë drejt një Evrope të bashkuar dhe më të fortë”, tha Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato.

Përtej panelit, studentët patën mundësinë të shkëmbejnë mendime mbi vlerat e BE-së, rrugën e Shqipërisë drejt saj, dhe të ndajnë perspektivat e tyre për të ardhmen e zgjerimit.

Biseda vazhdoi me një debat dinamik, duke e bërë këtë një fillim tërheqës për agjendën e shkëmbimeve Natolin-Tiranë.

Burimi ATSH

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…