Rama dhe Gonxhja inspektojnë punimet në kantierin e GKA: Dhjetëfishim i hapësirave për ngjarjet artistike

Përmbyllja e punimeve në kantierin e Galerisë Kombëtare të Arteve parashikohet të bëhet në fund të këtij viti.


Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja kanë inspektuar sot punimet në kantierin e hapur në Galerinë Kombëtare të Arteve në kryeqytet.

Në kantierin e Galerisë Kombëtare të Arteve, po merr jetë një “kombinat” i vërtetë i jetës artistike të kryeqytetit të Shqipërisë 2030, ku zgjerimi i hapësirës kulturore do t’i shërbejë edhe turizmit, edhe ekonomisë, përpos edukimit të brezave a cilësisë së bashkëjetesës qytetare.

“Jemi në faza të avancuara punimesh. Është kryer rreth 40% e punimeve, por është pjesa më komplekse që është kryer dhe pjesa që në preventiv ka zënë një vend më të vogël. Pjesa që vjen tani, montohet më shpejt dhe zë një vend më të madh në preventiv. Jemi në një moment të kënaqshëm të ecurisë së punimeve. Po punohet në të dyja objektet, në objektin e vjetër dhe objektin e ri. Kanë mbaruar gjithë përforcimet. Godina ka pasur probleme të rënda strukturore, ndërtim i viteve ‘70, por me të vërtetë ndërtuar shumë pa cilësi. Shumë punë për riforcimin.

Sipërfaqja e eventeve dhe aktiviteteve nga projekti është dhjetëfishuar me çfarë ka pasur mundësi të bënte Galeria e Arteve dikur. Sipërfaqja ekzopozuese mbi gati trefishuar. Sipërfaqja arkiva, konservim katër-pesëfishuar”, tha ministri Gonxhja, teksa theksoi ndër të tjera se po punohet me konservimin dhe restaurimin e veprave të artit, pjesë e fondit të GKA.

“Deri tani janë kryer 784 restaurime veprash. Paralel punohet me gjithë inventarin në mënyrë që të jemi gati që dhe me grupin këshillimor që e diskutuam për muzeimin, linjën muzeale dhe për gjithë planin e menaxhimit të gjithë galerisë”, shtoi Gonxhja.

Nga ana e tij, Kryeministri Rama u interesua për detajet teknike të projektit, i cili parashikon një komunikim mes dy objekteve: të vjetrit dhe të riut.

“Objekti i ri u shtua duke respektuar objektin e vjetër dhe duke mbajtur këtë galerinë e xhamit. Vizita fillon që nga objekti ekzistues dhe pastaj nëpërmjet urave kalojnë paralel sipas kateve drejt objektit tjetër, ku ka hapësira të tjera të shtuara. Dallohen disa tipologji ndërhyrjesh këtu, duke filluar që nga përforcimi dhe pastaj gjithë instalimet me radhë. Do rikthejmë skylight-et të cilat me kalimin e kohës kanë qenë të improvizuara dhe të mbyllura”, shpjegoi përfaqësuesi i studios projektuese.

Në kantierin e Galerisë Kombëtare të Arteve, në kryeqytet, punimet janë tashmë në një fazë të avancuar. Ngrehina e vjetër, ndërtim i viteve ’70, kishte probleme të rënda strukturore, dhe nuk përmbushte më asnjë lloj standardi për ekspozimin dhe ruajtjen e veprave të artit, apo për zhvillimin e eventeve kulturore.

Me punimet e realizuara deri më tani, të konceptuara nga Studioja projektuese “Atelier 4”, janë shumëfishuar në sipërfaqe, hapësira të rëndësishme si; salla e ekspozimit, e cila është dyfishuar; hapësira e ruajtjes së veprave dhe digjitalizimit, që është trefishuar apo hapësira për aktivitete social-kulturore, e dhjetëfishuar. Veç tyre janë shtuar edhe salla të veçanta për skulpturë, pikturë, vizatime, qeramike etj., si edhe dhoma restaurimi me akses direkt nga ashensorët për vepra me përmasa të mëdha.

Përmbyllja e punimeve në kantierin e Galerisë Kombëtare të Arteve parashikohet të bëhet në fund të këtij viti.

Burimi ATSH

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe nis vizitën në Tiranë, pritet nga kryeministri Rama

Presidenti Mohamed bin Zayed Al Nahyan vjen për herë të parë në Shqipëri si President i EBA.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe nis vizitën në Tiranë, pritet nga kryeministri Rama

Presidenti Mohamed bin Zayed Al Nahyan vjen për herë të parë në Shqipëri si President i EBA.