
Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe marrëveshje bashkëpunimi në fushën e energjisë dhe inovacionit
Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) konkretizuan angazhimin për të rritur bashkëpunimin në fushën e energjisë dhe inovacionit.

Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) konkretizuan angazhimin për të rritur bashkëpunimin në fushën e energjisë dhe inovacionit.
Në Pallatin e Brigadave u bë sot shkëmbimi i marrëveshjeve të nënshkruara në kuadër të bashkëpunimit midis Masdar, TAQA, KESH dhe OST, si dhe nënshkrimi i letrës së angazhimit për Projektin e Qytetit Inteligjent të Shqipërisë midis “Presight AI Ltd”, në prani të presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan, i cili po viziton sot Tiranën dhe kryeministrit Edi Rama.
Në kuadër të kësaj vizite u shkëmbyen marrëveshjet e nënshkruara të bashkëpunimit mes palëve, konkretisht:
– Marrëveshja Kuadër për Veprim mes Masdar, TAQA, KESH dhe OST, që u shkëmbyen mes zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, si dhe kryetarit të MASDAR, sulltan Al Jaber.
Marrëveshja mes Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) dhe Masdar, gjigantit të Emirateve të Bashkuara, synon krijimin e një kompanie të përbashkët e cila do të investojë në Shqipëri.
– Letër Angazhimi për Projektin Albania Smart City ndërmjet “Presight AI Ltd” dhe Ministrisë së Brendshme e Republikës së Shqipërisë, të shkëmbyera mes ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha dhe kryetarit të “Presight AI Ltd”, sulltan Al Jaber.
Projekti “Qytet Inteligjent” do të garantojë monitorimin e rrugëve e shkollave falë teknologjisë së lartë dhe ekspertizës së “Presight AI Ltd”.
Burimi ATSH