500 apartamente nga Rindërtimi në Kombinat

Kryeministri Rama pa nga afër pallatet në zonën e rindërtimit, i shoqëruar nga ministri Gonxhja dhe kryetarja e deleguar e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani.


Vijon procesi i Rindërtimit në Kombinat për familjet e prekura nga tërmeti i nëntorit 2019.

Përveç rindërtimit të banesave, ndërhyrja vazhdon edhe me hapësirat publike mbështetëse, ku parashikohen përveç trotuareve e gjelbërimit, edhe korsi biçikletash dhe parkime të dedikuara, për ta kthyer Kombinatin në një tjetër pol modern të kryeqytetit.

Kryeministri Edi Rama inspektoi sot zonën e rindërtimit në Kombinat, ku ka nisur hedhja e shorteve për 500 apartamente të reja, ndërkohë që puna vazhdon për pjesën tjetër të projektit.

I shoqëruar nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja dhe kryetarja e deleguar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, Rama pa nga afër pallatet në zonën e rindërtimit, ndërsa bashkëbisedoi edhe me banorët.

Sipas Ramës, “pas shumë peripecish me mashat politike e me gjykatës të papërgjegjshëm, që morën peng familjet e Kombinatit në pritje të rindërtimit, procesi ka hyrë tanimë në vijë”.

“Ka nisur hedhja e shorteve të njëpasnjëshme për 500 apartamente të reja, ndërkohë që puna vazhdon për pjesën tjetër të projektit, i cili do të transformojë Kombinatin në një qendër të re të Tiranës”, theksoi Rama.

Nga ana e tij, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri të ditur se është gati plani për rigjenerimin urban, ku do të përfshihet e gjithë lagjja, duke bërë njehsimin e rrugicave dhe mureve.

“Në këtë plan janë caktuar 6 rrugë ku do të ndërhyhet. Bashkitë do të paguajnë vetëm 50% të fondit për rigjenerimin, ndërsa pjesa tjetër do të jetë nga Fondi i Rigjenerimit Urban”, tha ministri.

Sipas tij, në procesin e shpronësimeve ka pasur edhe shumë politikë brenda, pasi janë futur shumë partiçka, duke futur njerëz që kanë bërë disa kërkesë-padi.

“Ato i kanë bllokuar për vite një pjesë të banorëve”, tha ai.

Kryeministri Rama theksoi se kjo ka qenë një pjesë e gjithë përpjekjes së rindërtimit.

“Për fat të keq janë marrë peng disa zhvillime, një pjesë i kemi kapërcyer, kjo nga gjykatës komplet të papërgjegjshëm. Edhe vonesat këtu në Kombinat në një pjese janë të lidhura me një lojë të tërë të individëve të caktuar dhe gjykatësve dhe “mashave” politike që janë futur për ta penguar”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se nëse do të ishin bërë gjërat sipas kalendarit dhe pa këto pengesa artificiale, sot faktikisht gjithë investimi do të kishte përfunduar.

“Por kjo është historia në këtë qytet, hidh një hap dhe përballu me një stërkëmbësh”, tha Rama.

Në bashkëbisedim me banorët kryeministri i siguroi ata se pavarësisht problemeve të krijuara me shpronësimet për shkak të gjykatave dhe “mashave” politike, banorët do t’i marrin banesat më të forta, më të bukura dhe më të mëdha se ato që kishin.

Problemin me shpronësimet e evidentoi edhe kryetarja e deleguar e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani.

Ristani theksoi se në këtë zonë të gjitha hapësirat e gjelbërimit dhe kanalizimet, që nuk kanë ekzistuar, janë kryer nga e para.

Sipas saj, zona ka gjithë infrastrukturën e nevojshme duke qenë një investim i plotë me të gjitha facilitetet duke nisur nga hapësirat e përbashkëta.

Përveç 500 apartamenteve që po ndahen me short, puna vazhdon edhe për pjesën tjetër të projektit ku do të strehohen të gjitha familjet që humbën shtëpitë nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit 2019.

Burimi ATSH

Koçiu takim me ambasadorin italian: I hapim rrugë projekteve në shëndetin publik dhe menaxhimin spitalor

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka pritur sot në një takim, ambasadorin e Italisë, Marco Alberti dhe…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Koçiu takim me ambasadorin italian: I hapim rrugë projekteve në shëndetin publik dhe menaxhimin spitalor

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka pritur sot në një takim, ambasadorin e Italisë, Marco Alberti dhe…