Borxhi publik zbret në 54,73% të PBB-së, niveli më i ulët që nga 2008-a

Borxhi publik në fund të vitit 2024 zbriti në nivelin 54,73% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, nga 55,8% që ishte parashikimi.


Borxhi publik në fund të vitit 2024 zbriti në nivelin 54,73% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, nga 55,8% që ishte parashikimi.

Rënia e borxhit publik në nivelin 54,73% e PBB-së shënon edhe nivelin më të ulët që nga viti 2008, kur borxhi ishte 54,8% e PBB-së.

Të dhënat zyrtare nga buletini statistikor i Ministrisë së Financave, tregojnë një rënie me 17,94 pikë që nga 2015, kur borxhi publik arriti nivelin më të lartë, 72,67% e PBB-së.

Shqipëria e ka pasur borxhin publik 72% edhe në vitin 1999, dy vjet pasi vendi përjetoi kolapsin financiar që shkaktuan skemat piramidale.

Që nga ajo kohë borxhi erdhi në rënie konstante nga viti në vit deri në vitin 2008, vit në të cilin borxhi u rrit për herë të parë pas dhjetë vitesh.

Në vitin 2015 shkoi në nivelin 72,67% të PBB-së, kur qeveria e re e drejtuar nga PS erdhi në pushtet dhe përfshiu në statistikat zyrtare borxhet e prapambetura për punë publike të kryera por të papaguara.

Pas këtij momenti, borxhi publik iu rikthye sërish trajektores rënëse.

Ministria e Financave thotë se progresi në reduktimin e nivelit të borxhit publik ka ardhur falë një menaxhimi të kujdesshëm fiskal.

Ky menaxhim i kujdesshëm fiskal, i kombinuar me stabilitetin makroekonomik dhe reformat strukturore, thotë Ministria e Financave, ka forcuar edhe besueshmërinë në tregjet ndërkombëtare.

Agjencitë prestigjioze të vlerësimit të kreditit, Standard & Poor’s dhe Moody’s, kanë përmirësuar vlerësimet e tyre për Shqipërinë, duke konfirmuar qëndrueshmërinë e tregut shqiptar.

Në prill 2024, S&P e ngriti vlerësimin e Shqipërisë nga “B+” në “BB-” dhe së fundmi, në tetor 2024, gjithashtu Moody’s e ngriti vlerësimin nga “B1, pozitive” në “Ba3, e qëndrueshme”.

Burimi ATSH

Fjala e plotë e Kryeministrit Rama në Samitin e Kievit në 3-vjetorin e luftës në Ukrainë

Kryeministri Edi Rama iu adresua sot online Samitit Mbështetës për Ukrainën, (Three Years of War: Support Ukraine 2025 Summit), i…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Fjala e plotë e Kryeministrit Rama në Samitin e Kievit në 3-vjetorin e luftës në Ukrainë

Kryeministri Edi Rama iu adresua sot online Samitit Mbështetës për Ukrainën, (Three Years of War: Support Ukraine 2025 Summit), i…