Fjala e plotë e Kryeministrit Rama në Samitin e Kievit në 3-vjetorin e luftës në Ukrainë

Kryeministri Edi Rama iu adresua sot online Samitit Mbështetës për Ukrainën, (Three Years of War: Support Ukraine 2025 Summit), i mbajtur në 3-vjetorin e nisjes së luftës në Ukrainë.


Kryeministri Edi Rama iu adresua sot online Samitit Mbështetës për Ukrainën, (Three Years of War: Support Ukraine 2025 Summit), i mbajtur në 3-vjetorin e nisjes së luftës në Ukrainë.

Rama ngriti pyetjen se si do të mbështetet Ukraina në mënyrë efikase dhe si mundet Europa si kontinent të jetë efikase për të mbrojtur veten dhe për të bërë maksimumin nga diçka që po ndodh, një negociatë midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kreu i Ekzekutivit nënvizoi ndër të tjera se: “Kemi qenë për një kohë të gjatë në autopilotin amerikan, me gjasë, tashmë autopiloti është fikur dhe askush nuk e di për sa kohë, dhe besoj që është koha që të kemi një reflektim më të thellë sesa ajo çfarë do bëjmë sa i takon mbështetjes ushtarake apo shpenzimeve ushtarake. Sepse sigurisht që është shumë e nevojshme, por mund të mos jetë e mjaftueshme”.

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama:

* * *

-Tashmë dua t’ia jap fjalën shkëlqesisë së tij Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë. Ne e vlerësojmë mbështetjen dhe udhëheqjen tuaj të vazhdueshme, faleminderit.

Kryeministri Edi Rama: “Faleminderit shumë! Faleminderit veçanërisht që më përfshitë mua dhe Shqipërinë këtu. Jam i vetëdijshëm që jam më i gjati nga të gjithë ju, por përfaqësoj një vend që ndoshta ka një peshë të papërfillshme në këtë tryezë, kur vjen fjala për fuqi njerëzore dhe kur bëhet fjalë për fuqi ushtarake, e gjithçka të ngjashme.

Nuk mundem përpos të bie plotësisht dakord me gjithçka që u tha, dhe nuk dua t’i humbas askujt kohë duke përsëritur gjërat themelore që të gjithë miqtë e kolegët përreth tryezës i kanë theksuar.

Megjithatë, nuk mundem të mos ngre një pyetje, duke qenë se, pasi kam ndjekur të gjithë takimin, më duket sikur asgjë s’ka ndodhur, më duket sikur ky takim është si të ishte regjistrim i takimit të tre muajve më parë, apo të një viti më parë, apo të dy vjetëve më parë.

Po nuk jam i sigurt që është kështu dhe mendoj që diçka e rëndësishme ka ndodhur, siç të gjithë ju e dini, dhe pyetja është: Si do të mbështetet Ukraina në mënyrë efikase dhe sa mund të gjithë ne, – po edhe njëherë, kërkoj ndjesë, sepse këtu bëhet fjalë së pari për BE-në dhe për vendet e tjera të mëdha, dhe jo për Shqipërinë, – por si mundet Europa si kontinent të jetë efikase për të mbrojtur veten dhe për të bërë maksimumin nga diçka që po ndodh, një negociatë midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës?

Dhe nuk jam i sigurt që të flasësh vetëm për rritjen e mbështetjes ushtarake e për rritjen e shpenzimeve për ushtrinë, do të arrijmë apo do të përfshijmë gjithçka, po ky është mendimi im, ndoshta e kam gabim.

Ajo çfarë ndava dje me Volodymyrin në bashkëbisedimin tonë, dua ta ndaj edhe me ju. Me sa kuptoj unë, Europa si kontinent duhet që të krijojë një varg të gjatë diplomatik, përfshi Britaninë e Madhe, sigurisht Turqinë, Bashkimin Europian, pa asnjë dyshim, dhe të dalë me një qëndrim. Të dalë me një qëndrim, sepse kam frikë se do të jetë e paqëndrueshme përkundrejt opinioneve publike, sidomos në pjesën perëndimore të kontinentit, që të vazhdohet, e të flitet ajo çfarë po flasim këtu. Por ndërkohë shohim që SHBA-ja dhe Rusia po hyjnë në një marrëveshje, ndërkohë që Ukraina përjashtohet apo i imponohet diçka që është tërësisht e padrejtë.

Kemi qenë për një kohë të gjatë në autopilotin amerikan, me gjasë, tashmë autopiloti është fikur dhe askush nuk e di për sa kohë, dhe besoj që është koha që të kemi një reflektim më të thellë sesa ajo çfarë do bëjmë sa i takon mbështetjes ushtarake apo shpenzimeve ushtarake. Sepse sigurisht që është shumë e nevojshme, por mund të mos jetë e mjaftueshme.

Thënë e gjithë kjo, e përsëris, nuk ka aspak dyshim që ne qëndrojmë krah Ukrainës. Nuk ka aspak dyshim që ne qëndrojmë krah çdo vendimi që të mëdhenjtë në këtë hapësirë do të marrin, por disa dyshime për faktin që këtu po flasim vetëm për gjysmën e historisë, jo për gjysmën tjetër dhe po merremi vetëm me gjysmën e problemit që është ana ushtarake dhe jo me anën, gjysmën tjetër, që është politika dhe diplomacia e tij e këto duhen ndarë.

Kërkoj ndjesë edhe një herë. Jam mjaft i vetëdijshëm që pesha e vendit tim nuk është aq e madhe sa të ndryshojë ndonjë gjë, por ndoshta disa mendime për t’u rrahur, sepse nëse gjërat do të vazhdojnë kështu, herët a vonë vendet perëndimore do të përballen me opinione publike që do t’i sjellin pastaj në një kolaps tërësor të forcave demokratike.

Faleminderit! Faleminderit shumë!

Lexo më shumë nga

Koçiu takim me ambasadorin italian: I hapim rrugë projekteve në shëndetin publik dhe menaxhimin spitalor

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka pritur sot në një takim, ambasadorin e Italisë, Marco Alberti dhe…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Koçiu takim me ambasadorin italian: I hapim rrugë projekteve në shëndetin publik dhe menaxhimin spitalor

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka pritur sot në një takim, ambasadorin e Italisë, Marco Alberti dhe…