Tre vjet nga fillimi i luftës në Ukrainë, hapet ekspozita “Fëmijëri e humbur”

Në hapjen e ekspozitës morën pjesë edhe ambasadorë dhe përfaqësues të Trupit Diplomatik, si edhe personalitete të jetës kulturore të vendit.


Në Shtëpinë e Evropës u hap sot ekspozita “Fëmijëri e humbur”.

Kjo ekspozitë, e krijuar nga Platforma Përkujtimore e Ukrainës në bashkëpunim me familjet e viktimave, ndan historitë therëse të mbi 20 fëmijëve të vegjël që kanë humbur jetën tragjikisht për shkak të konfliktit të vazhdueshëm.

Ngjarja shënon tre vjet që nga fillimi i luftës në Ukrainë dhe është një mundësi për solidarizimin me Ukrainën.

Në hapje morën pjesë, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato dhe ambasadori i Ukrainës, Volodymyr Shkurov, të cilët mbajtën edhe nga një fjalë, ku reflektuan mbi ndikimin e thellë të luftës mbi më të pafajshmit e kësaj lufte, të vegjlit në Ukrainë.

Ministri Hasani theksoi se, “historitë e më shumë se 20 fëmijëve të humbur nga lufta, janë jo vetëm shumë të trishtueshme, por edhe një kujtesë e fuqishme e mizorisë që po ndodh akoma”.

“Kjo luftë në Ukrainë ka theksuar rëndësinë kritike të unitetit dhe solidaritetit – si brenda BE-së ashtu edhe nëpër rajonet tona. Ajo ka riafirmuar natyrën thelbësore të bashkëpunimit për të ruajtur parimet që na lidhin së bashku”, u shpreh ministri.

“Ne besojmë fort se një Ukrainë e qëndrueshme, demokratike dhe e integruar nuk është vetëm në interesin e Ukrainës, por në interesin e gjithsecilit prej nesh”, theksoi Hasani në një postim në rrjetet sociale.

Ndërsa ambasadori Gonzato u shpreh se, “ne qëndrojmë të palëkundur në mbështetjen tonë ndaj luftës së Ukrainës kundër agresionit rus”.

“Sot, në EuropeHouse, së bashku me Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Igli Hasani, Ambasadorin e Ukrainës, Volodymyr Shkurov, ambasadorët e BE-së dhe partnerë të tjerë, nderuam guximin dhe vendosmërinë e popullit ukrainas, tre vjet pas fillimit të pushtimit të plotë të Rusisë. Çelëm ekspozitën “Fëmijëria e Humbur”, një homazh prekës për shumë fëmijë ukrainas që kanë humbur jetën në këtë luftë: jetë të reja të vjedhura, ëndrra të ndërprera dhe zëra të heshtur”, shkroi Gonzato në një postim në rrjetet sociale.

“Ukrainasit kanë treguar vendosmëri të palëkundur. Ata qëndrojnë të fort, duke mbrojtur jo vetëm lirinë dhe tokën e tyre, por edhe parimet themelore të rendit ndërkombëtar. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë tyre në kauzën për paqe të drejtë dhe të qëndrueshme. Slava Ukraini!”, theksoi ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato.

Në hapjen e ekspozitës morën pjesë edhe ambasadorë dhe përfaqësues të Trupit Diplomatik, si edhe personalitete të jetës kulturore të vendit.

Ekspozita “Fëmijëria e Humbur” do të jetë e hapur deri më 28 shkurt, në Europe House në Tiranë.

Sot shënohen 3 vjet nga nisja e agresionit rus në Ukrainë.

Lexo më shumë nga

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.