Rama: PS transformon në këto dy vite Kadastrën në një shërbim digjital

Kryeministri, njëherazi kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me asambletë socialiste të njësive, 5, 6, 13 dhe 14 në Tiranë. Gjatë fjalës së tij, Rama ka thënë se ekziston një problem jo i vogël me Hipotekën.


Kryeministri, njëherazi kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me asambletë socialiste të njësive, 5, 6, 13 dhe 14 në Tiranë. Gjatë fjalës së tij, Rama ka thënë se ekziston një problem jo i vogël me Hipotekën.

Rama shtoi se nëse nuk votohet PS-ja nuk ka shans që të plotësohet për dy vite objektivi i transformimit të Kadastrës në një shërbim digjital nga A, tek Zh.

“Tani, pyetja është, ky problemi që kemi me hipotekën është një arsye për ta votuar Partinë Socialiste apo është një arsye për të mos e votuar Partinë Socialiste? Kjo është pyetja. Dhe më duket mua që kjo pyetje është, nuk do as mënd, as kalem, se në qoftë se nuk e voton Partinë Socialiste, nuk ka shans që në këto dy vite e pak të mbetura për të plotësuar përfundimisht objektivin e transformimit komplet të Kadastrës në një shërbim nga A-ja tek Zh-ja digjital, siç kemi ato të tjerat, sepse e kemi angazhim me Bashkimin Europian këtë gjë, të vijnë ta bëjnë të mosozotshmit. Kush ta bëjë? Këneta ta bëjë? s’ka shans. Nuk mund ta humbi Shqipëria këtë moment. Besoni, është momenti kyç në historinë tonë. Ne duhet të jemi aty, duhet të jemi gati, siç kemi qenë deri tani”, tha Rama.

Rama theksoi se “dy letra të tjera na kanë ardhur në fund të janarit, në fillim të shkurtit, për të hapur prap dy grup-kapituj të tjerë, pra faktikisht kemi bërë hapjen më të shpejtë të kapitujve nga të gjithë vendet e tjera krahasimisht, sepse po ia bëjmë hyzmetin shumë fortë kësaj pune që të arrijmë është hapur një derë, duhet të hyjmë brenda”.

Lexo më shumë nga

Nga marrëdhëniet me Greqinë, te integrimi dhe lufta në Ukrainë, Rama për “MEGA”: Objektivi im, në 2030 të jemi në BE

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për televizionin grek, MEGA.

Global 360

Trump: Putini do të pranonte paqeruajtës evropianë në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin do të pajtohej që forcat paqeruajtëse evropiane të sigurojnë një armëpushim të mundshëm në Ukrainë, tha…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Nga marrëdhëniet me Greqinë, te integrimi dhe lufta në Ukrainë, Rama për “MEGA”: Objektivi im, në 2030 të jemi në BE

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për televizionin grek, MEGA.