Votimi nga jashtë, KQZ: 234 745 kërkesa për regjistrim, 189 068 të miratuara

Numri më i lartë i kërkesave për regjistrim të miratuara është nga qarku i Tiranës me 57 625, e ndjekur nga Fieri me 38 831si dhe nga Elbasani me 31 938.


Në Platformën Elektronike të Regjistrimit (PER) që nga 11 janari deri sot kanë bërë kërkesë për t’u regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, 234 745 shtetas shqiptarë.

Këto janë shifrat e fundit të bëra publike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri sot në orën 19:57, ndërsa aplikimi do të jetë i hapur deri më datë 4 mars.

Sipas të dhënave të KQZ-së janë miratuar 189 068 kërkesa dhe janë refuzuar 97 009 të tilla.

Gjithashtu janë bërë 291 355 kërkesa për regjistrim gjithsej, janë shqyrtuar 286 077 kërkesa dhe 5227 janë në shqyrtim.

Kërkesat për regjistrime janë nga vende të ndryshme të botës. Numri më i lartë i kërkesave për regjistrim të miratuara është nga Italia me 115 963, e ndjekur nga Greqia me 83 125, Gjermania me 30 227 si dhe nga SHBA me 19 237 e Britania e Madhe 16 685.

Sa i takon qarqeve, numri më i lartë i kërkesave për regjistrim të miratuara është nga qarku i Tiranës me 57 625, e ndjekur nga Fieri me 38 831si dhe nga Elbasani me 31 938.

Procesi për regjistrimin në Platformën Elektronike të Zgjedhësve (PER) ka filluar në 11 janar dhe do të zgjasë deri në datën 4 mars.

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!