49 parti politike të regjistruara për zgjedhjet e 11 majit

Ka shkuar në 49 numri i subjekteve zgjedhore të regjistruara në KQZ për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.


Ka shkuar në 49 numri i subjekteve zgjedhore të regjistruara në KQZ për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u miratuan kërkesat për regjistrimin në zgjedhje edhe të 10 partive politike, ndërsa hasi probleme juridike për regjistrim partia “Koalicioni Euroatlantik” e Lulzim Bashës, që me kryetar Endri Hasa ka dorëzuar kërkesën për regjistrim në zgjedhje.

Përfaqësuesi juridik i “Koalicionit Euroatlantik” Ibrahim Sako kërkoi nga KQZ shtyrjen e marrjes së vendimit për ditën e hënë pasi do të marrin një vendim i formës së prerë nga gjykata.

“Kemi depozituar pranë protokollit të KQZ kërkesën për regjistrimin e subjektit politik “Koalicioni Euroatlantik”. Është e vërtetë që vërtetimi i gjykatës nuk ka marrë ende formë të prerë, duke qenë se subjekti ynë politik ka bërë disa ndryshime dhe gjykata me vendimin nr.6 të datës 14 shkurt ka marrë vendimin dhe ka konstatuar ndryshimet përkatëse bazuar në kërkesën që ne kemi bërë. Duke qenë se pati ndryshime në Kodin Zgjedhor dhe afate u afruan në e kemi të pamundur në këtë moment që të marrim vërtetimin e formës së prerë”, tha Sako.

“Me kërkesën që kemi dorëzuar kemi bashkëngjitur vërtetim kur thuhet për vendimin e marrë nga gjykata dhe për të gjithë ndryshimet që subjekti politik ka bërë ndër vite dhe një vërtetim sipas gjendjes aktuale që figuron me emrin Partia Konservatore. Duke qenë se vendimi merr formë të prerë ditën e shtunë, ne do kërkojmë nga ana e KQZ që kërkesën për shqyrtimin e marrjen e vendimit ta shtyjmë për ditën e hënë dhe të jemi konform të gjitha rregullave dhe pikave që ligji parashikon”, tha Sako.

Kërkesa për shtyrjen e shqyrtimit u pranuar nga kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, i cili rikujtoi se dita e hënë është edhe afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve.

“Dakord me kërkesën tuaj për t’u dhënë mundësi që të merrni vërtetimin e Gjykatës së Tiranës ku pasqyrohen ndryshimet në organet drejtuese të kësaj partie politike, dakord deri ditën e hënë është afati se pastaj përfundon afati për regjistrimin e koalicioneve”, tha Celibashi.

Lista e 49 partive politike të regjistruara nga KQZ:

-“Partia Socialiste e Shqipërisë”, me kryetar Edi Rama
-“Partia Demokratike”, me kryetar Sali Berisha
-“Partia e Lirisë”, me kryetar Ilir Meta
-Partia “Lëvizja Shqipëria Bëhet”, me kryetar Adriatik Lapaj
-Partia “Nisma Thurje”, me kryetar Endri Shabani
-“Partia Lëvizja Bashkë”, me kryetar Arlind Qori
-Partia “Mundësia”, me kryetar Agron Shehaj
-“Partia Demokristiane e Shqipërisë”, ke kryetar Nard Ndoka
-“Partia Lëvizja e Legalitetit”, me kryetar Shpëtim Axhami
-“Partia Kristian Demokrate”, me kryetar Dhimitër Muslia
-“Partia Kombëtare Konservatore Albania”, me kryetar Kujtim Gjuzi
-“Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë”, me kryetar Zef Bushati
-“Partia Balli Kombëtar Demokrat”, me kryetar Artur Roshi
-“Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar”, me kryetar Ylber Valteri
-“Partia Balli Kombëtar”, me kryetar Adriatik Alimadhi
-“Partia Unitetit Kombëtar”, me kryetar Idajet Beqiri
-“Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut”, me kryetar Vangjel Dule
-Partia “Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian”, me kryetar Vasil Sterjovski
-Partia Lëvizja “Atdheu”, me kryetar Kreshnik Osmani
-Partia “Lidhja Demokristiane Shqiptare”, me kryetar Mhill Gecaj
-Partia “Drejtësia Shoqërore”, me kryetar Tanush Kaso
-“Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë”, me kryetar Agron Duka
-“Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë”, me kryetar Kadri Isufaj
-“Partia Ora e Shqipërisë”, me kryetar Zef Shtjefni
-“Partia Emigracioni Shqiptar”, me kryetar Kostaq Papa
-“Partia Komuniste e Shqipërisë”, me kryetar Qemal Cicollari
-“Bashkimi Liberal Demokrat”, me kryetar Arian Starova
-“Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve”, me kryetar Ymer Kurti
-Partia “Drejtësi Integrim dhe Unitet”, me kryetar Shpëtim Idrizi
-“Partia Republikane Shqiptare”, me kryetar Fatmir Mediu
-“Partia Lëvizja Demokratike Për Ndryshim”, me kryetar Nikolin Staka
-“Partia Socialdemokrate”, me kryetar Tom Doshi
-Partia “Fryma e Re Demokratike”, me kryetar Sali Shehu
-Partia “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar”, me kryetar Dashamir Shehu/Eqerem Spahiu
-Partia “Personat me Aftësi të Kufizuar”, me Kryetar Gjovalin Shqalshi
-Partia “Aleanca Kombëtare Shqiptare”, me Kryetar Elena Kocaqi
-Partia “Lidhja për të Drejtat e Punëtorëve Shqiptarë”, me kryetar Marjus Malaj
-Partia “Fronti i Majtë”, me Kryetar Marko Dajti
-Partia “Rruga e Vërtetë Shqiptare”, me kryetar Muharrem Doda
– Partia “Aleanca Demokracia e Re”, me kryetar Edmond Stojku
Partia “Partia për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë”, me kryetar Rivelino Çuno
Partia “Partia e Reformave Demokratike Shqiptare”, me kryetar Krenar Rryçi
Partia “Aleanca Arbnore Kombëtare”, me kryetar Gjet Ndoj
Partia “Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet”, me kryetar Gaqo Apostoli
Partia “Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar”, me kryetar Selami Jenishehri
Partia “Ardhmërija Shqiptare”, me kryetar Emin Subashi
Partia “Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane”, me kryetar Valentino Mustaka
Partia “Djathtas 1912”, me organ drejtues “Kolegji Politik”
Partia “Aleanca Demokratike Shqiptare”, me kryetar Eduart Abazi

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Denaj pret ambasadorin italian, rritje e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj priti sot në një takim ambasadorin italian në vendin tonë, Marco Alberti.

Global 360

Trump: Edhe Bashkimit Evropian do t’i vendosim tarifa 25%

Trump sulmoi bllokun, duke thënë se ai “u formua për të shkatërruar Shtetet e Bashkuara”.

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Denaj pret ambasadorin italian, rritje e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj priti sot në një takim ambasadorin italian në vendin tonë, Marco Alberti.