Rama: Kostot e fluturimeve janë ulur, aksesi i shqiptarëve u rrit në 32 %

Në vitin 2016 aksesi në aviacion i rezidentëve në Republikën e Shqipërisë ka qenë 6.7%, ndërkohë që në vitin 2024 është rritur në 32%.


Në vitin 2016 aksesi në aviacion i rezidentëve në Republikën e Shqipërisë ka qenë 6.7%, ndërkohë që në vitin 2024 është rritur në 32%.

Kështu deklaroi sot kryeministri Edi Rama gjatë përgjigjeve live të pyetjeve të adresuara në platformat sociale, ku u ndal tek ecuria e ekonomisë.

“Është një nivel aspak i ulët, është një nivel që ia afrohet mesatares së vendeve të BE-së që janë vende më të reja. Natyrisht nuk flasim për Gjermaninë këtu. Pra çfarë thotë kjo? Që është rritur apo ka rënë ekonomia. Nga ana tjetër kjo thotë edhe një gjë që kemi bërë një punë të jashtëzakonshme sepse ju kujtohet se çfarë merri ishte me kostot e fluturimeve në Shqipëri për shkak të koncesionit të aeroportit tek një kompani kineze”, nënvizoi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “sot jemi në kushtet që kemi një aeroport të aksesueshëm ku nga Mali i Zi , Maqedonia e Veriut, Kosova vijnë në Rinas për të fluturuar sepse është më lirë se në vendet e tyre”.

“Këtë e kemi realizuar ne me politikën tonë të hapjes dhe të rritjes së konkurrencës duke dalë nga kurthi i një koncesioni të vjetër që për një kohë të gjatë i mori shpirtin shumëkujt që fluturoi për Shqipëri dhe në radhë të parë atyre që vinin në Shqipëri nga emigracioni”, tha Rama.

Kryeministri Rama bëri të ditur gjithashtu se “kur ne kemi marrë ne detyrën kishte 117 mijë subjekte biznesi sot ka 250 mijë subjekte biznese. Kjo tregon se jemi më mirë seç kemi qenë kurrë ndonjëherë natyrisht në raport me vetveten se duhet të jemi më mirë kjo nuk diskutohet ndaj jam këtu prandaj vazhdon beteja”.

Lexo më shumë nga

Katolikët dhe ortodoksët kremtojnë Pashkën, mesha në kisha mbahet deri në mesnatë

Besimtarët e krishterë kremtuan mbrëmjen e së shtunës festën e Pashkës me meshat që u mbajtën deri në mesnatë në…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Katolikët dhe ortodoksët kremtojnë Pashkën, mesha në kisha mbahet deri në mesnatë

Besimtarët e krishterë kremtuan mbrëmjen e së shtunës festën e Pashkës me meshat që u mbajtën deri në mesnatë në…