Kinë: Mbahet mbledhja e Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së dhe diskutohet raporti i punës qeveritare

Mbledhja u drejtua nga Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së, Xi Jinping.


Më 28 shkurt, u zhvillua mbledhja e Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, ku u diskutua drafti i raportit të punës qeveritare, i cili do të paraqitet nga Këshilli i Shtetit për shqyrtim në Mbledhjen e 3-të të Legjislaturës së 14-të të Asamblesë Kombëtare të Popullit (AKP). Mbledhja u drejtua nga Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së, Xi Jinping.

Gjatë mbledhjes u theksua se vitin e kaluar, Komiteti Qendror me Xi Jinping në krye, ka përballuar me gjakftohtësi ndryshimet dhe ka bashkuar të gjitha kombësitë e vendit, duke realiizuar me sukses objektivat kryesore të zhvillimit shoqëror dhe ekonomik.

Ekonomia kombëtare ka patur një ecuri të vazhdueshme, përparim të qëndrueshëm dhe zhvillim me cilësi të lartë. Situata shoqërore ka ruajtur qëndrueshmërinë dhe modernizimin e stilit kinez duke ecur përpara me hapa konkretë.

Në takim u theksua që ky vit shënon mbylljen e Planit të 14-të Pesëvjeçar.

Për të përmbushur sa më mirë detyrat qeveritare, nevojitet udhëheqja e Komitetit Qendror të PKK-së me Xi Jinping në krye, si edhe frymëzimi nga mendimet e socializmit me karakteristikat kineze të Epokës së Re të Xi Jinpingut.

Duhet të zbatohet në praktikë fryma e Kongresit të 20-të të PKK-së, fryma e Sesionit të Dytë dhe të Tretë Plenar të Kongresit të 20-të. Duhet këmbëngulje në parimin e përgjithshëm “kërkimi i përparimeve me garantimin e stabilitetit”.

Duhet zbatuar plani i mbledhjes qendrore ekonomike si edhe koncepti i zhvillimit të ri në mënyrë të gjithanshëm dhe të saktë. Duhet formuar modeli i zhvillimit të ri dhe duhet nxitur në mënyrë të qëndrueshme zhvillimi me cilësi të lartë.

Duhet të thellohet në mënyrë të gjithanshme reforma dhe të zgjerohet hapja e nivelit të lartë. Duhet ndërtuar një sistem modern industrial, ku të koordinohen zhvillimi dhe siguria, të zbatohen makropolitika më aktive, të zgjerohet më tej kërkesa e brendshme, të nxitet zhvillimi i integruar mes inovacionit shkencor dhe industrial.

Gjithashtu duhet të stabilizohet tregu i pronave të paluajtshme dhe tregu i aksioneve. Duhet të parandalohen dhe të zbuten rreziqet në sektorët kryesorë dhe goditjet nga jashtë. Duhet të stabilizohen parashikimet, të stimulohet vitaliteti, të nxitet rimëkëmbja e vazhdueshme e ekonomisë. Gjithashtu duhet të përmirësohet vazhdimisht standardi i jetesës, të ruhet harmonia dhe stabiliteti shoqëror.

Duhet të realizohen objektivat e planifikuara në Planin e 14-të Pesëvjeçar dhe të vendosen themele të forta për një fillim të mirë të Planit të 15-të Pesëvjeçar.

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

TEDA Tirana, Gonxhja: Kushte për zhvillim të industrisë, mbi 7 mijë vende pune me paga të larta

Ministri i MEKI: TEDA Tirana, projekt ambicioz për një zonë të lirë ekonomike transformuese

Global 360

Trump: Edhe Bashkimit Evropian do t’i vendosim tarifa 25%

Trump sulmoi bllokun, duke thënë se ai “u formua për të shkatërruar Shtetet e Bashkuara”.

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

TEDA Tirana, Gonxhja: Kushte për zhvillim të industrisë, mbi 7 mijë vende pune me paga të larta

Ministri i MEKI: TEDA Tirana, projekt ambicioz për një zonë të lirë ekonomike transformuese