
Nesër nis Muaji i Shenjtë i Ramazanit, Rama uron besimtarët: Agjërim të lehtë e të pranuar
Fillimi i muajit të agjërimit përcaktohet në bazë të lëvizjes së Hënës, e cila për të gjithë myslimanët në çdo cep të botës përcjell drejtësi, apo një harmonizim për ta kryer sa më të plotë këtë muaj të begatë.

Besimtarët myslimanë në mbarë botën nisin nesër Muajin e Shenjtë të Ramazanit.
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi sot në rrjetet sociale uron të gjithë besimtarët për muajin e Ramazanit.
“Të gjithë besimtarëve ju uroj një fillim të mbarë të muajit të Ramazanit, agjërim të lehtë, harmoni, qetësi dhe begati në familje. Agjërim të lehtë dhe të pranuar!”, shkruan Rama.
Fillimi i muajit të agjërimit përcaktohet në bazë të lëvizjes së Hënës, e cila për të gjithë myslimanët në çdo cep të botës përcjell drejtësi, apo një harmonizim për ta kryer sa më të plotë këtë muaj të begatë.
Përveç vlerave shpirtërore e morale, agjërimi ka gjithashtu edhe një vlerë shoqërore shumë të madhe, atë të bashkimit të njerëzve mes tyre dhe kontributit për ata që janë në nevojë.
Burimi ATSH