TEDA Tirana, Gonxhja: Kushte për zhvillim të industrisë, mbi 7 mijë vende pune me paga të larta

Ministri i MEKI: TEDA Tirana, projekt ambicioz për një zonë të lirë ekonomike transformuese


Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja deklaroi sot se TEDA Tirana, e cila do të zhvillohet në një sipërfaqe prej 35 hektarësh, pritet të arrijë vlerën e 100 milionë eurove, të krijojë kushtet për të zhvilluar industri si ajo automotive, farmaceutike, ICT, Hi-Tech, pajisje të precisionit të lartë, industri robotike, prodhim teknologjik, etj, ndërsa përllogaritet të gjenerojë mbi 7 mijë vende cilësore pune, me paga të larta.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes mes “TEDA Tiranë”, Zona e Lirë Ekonomike e Bashkisë së Tiranës, dhe kompanisë izraelite “H.A.P.I Advanced Technologies LTD”, e cila do të realizojë një investim të rëndësishëm për teknologjinë digjitale, ku i pranishëm ishte edhe Kryeministri Edi Rama, Gonxhja solli në vëmendje se edhe qeveria e djathtë në vitin 2009 tentoi të ngrinte zona ekonomike por që dështuan.

“TEDA Tirana nuk është i pari projekt ambicioz për një zonë të lirë ekonomike transformuese, si ide, si tentative, si retorikë. Në vetëm një vit, deri në zgjedhjet e 2009-s, qeveria e mëparshme “inaguroi” jo një, as dy, por nëntë zona të lira ekonomike apo parqe industriale. I pari ishte Parku Industrial Koplik. Një hapësirë në letër sa dyfishi i TEDA Tirana, ku nuk u ndërtua kurrë asgjë. Më pas Zona Ekonomike Shëngjin, Parku Industrial Elbasan, Parku Industrial Rrashbull, Zona e Lirë Ekonomike Vlorë, Parku Industrial Shkodër, Parku Industrial Laknas në Tiranë, Parku i Lezhës, etj, në letër, ndërsa në realitet rezultati: zero të punësuar, zero të ardhura, zero zhvillim, zero infrastrukturë, zero investime në ato 9 zona”, deklaroi ministri.

Sipas tij, falimentimi i atij modeli të bazuar mbi qoka elektorale dhe shfrytëzimit pa kriter të territorit dhe resurseve ishte pjellë e një amatorizmi patetik dhe optimizmi delirant, në Shqipërinë pa këllqe, ku injoranca gëlonte anembanë qeverisjes militante.

Gonxhja tha se projekti i TEDA Tirana, deri dje një hapësirë djerrë në “paradhomën” e metropolit, transformohet në një zonë që nxit zhvillimin teknologjik si dhe punësimin e mirëqenien në shkallë të gjerë.

”Të modernizosh vendin, të investohesh në projekte strategjike, të ndërkombëtarizosh pozitivisht Shqipërinë e të ristrukturosh modelin ekonomik ndërsa lufton informalitetin e trashëguar dhe fiton sfidën e tërmeteve dhe pandemisë, kërkon seriozitet”, u shpreh ai.

Ministri vuri në dukje se TEDA Tirana sot është pjesë e një vizioni dhe një realiteti të ri ekonomik, që bazohet gjerësisht tek nevoja për prodhim eficient, forcë pune të kualifikuar dhe ekosistem konkurrues.

“Shqipëria nuk është më vendi që pret skllavopronarë që duan thjesht dhe vetëm të shfrytëzojnë punonjësit për 2 lekë pagë.

Punojmë për jetëzimin e politikave ekonomike që mundësojnë krijimin e vlerës së shtuar, uljen e importeve, më shumë vende pune të mirëpaguara dhe shanse të përfitimit për të gjithë”, deklaroi ministri.

Ndryshe nga sa ndodhte deri dje, vijoi Gonxhja, një hapësirë prej 35 hektarësh, po e zhvillojmë dhe po e pajisim me çdo facilitet për të krijuar një pol të jashtëzakonshëm zhvillimi.

“Falë këtij investimi, që deri në fund të tij pritet të arrijë vlerën e 100 milionë eurove, do të krijojmë kushtet për të zhvilluar industri si ajo automotive, farmaceutike, ICT, Hi-Tech, pajisje të precisionit të lartë, industri robotike, prodhim teknologjik, etj.

Përllogaritet që në momentin e përfundimit, TEDA Tirana të gjenerojë mbi 7 mijë vende cilësore pune, me paga të larta”, shtoi ai.

Sipas ministrit, TEDA Tirana nuk është e vetmja. Ajo, shtoi Gonxhja, do të jetë komplementare me një tjetër park teknologjik dhe inovator që është gjithashtu në rrugën e konkretizimit, “Durana Tech Park” në Xhafzotaj.

“Durana do jetë një pol i dytë zhvillimi, ku përmes lehtësirave e incentivave që do të ofrojë, mbi 50 kompani të rëndësishme vendase dhe të huaja kanë shprehur interesim për të qenë pjesë. Përsëri me një zhvillues publik, në rastin e Durana kemi licensuar AIC-në, Korporatën Shqiptare të Investimeve”, tha ai.

Sipas Gonxhes, “Durana” pritet të krijojë nga ana e saj mbi 5 mijë vende të tjera pune të mirëpaguara, ku vlera e përfitimit ekonomik për 20 vitet e para përllogaritet në mbi 3 miliardë euro.

“TEDA Tirana dhe Durana janë simbolet më përfaqësuese të modelit tonë të ri ekonomik, por jo të vetmet”, theksoi ai.

Gonxhja shtoi se qeveria synon ta kthejë Shqipërinë në një vend me infrastrukturë moderne, me një nivel papunësie njëshifrore, me prodhim të konsoliduar, me treg pune të fuqizuar nga kurrikula novatore e aftësimi profesional, si dhe një vend ku askush nuk mbetet pas, me të ardhura të larta për të gjithë, afër mesatares europiane, me kontribute të konsoliduara për sigurimet shoqërore dhe pensione të denja.

Lexo më shumë nga

TEDA Tirana, Gonxhja: Kushte për zhvillim të industrisë, mbi 7 mijë vende pune me paga të larta

Ministri i MEKI: TEDA Tirana, projekt ambicioz për një zonë të lirë ekonomike transformuese

Global 360

Trump: Edhe Bashkimit Evropian do t’i vendosim tarifa 25%

Trump sulmoi bllokun, duke thënë se ai “u formua për të shkatërruar Shtetet e Bashkuara”.

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

TEDA Tirana, Gonxhja: Kushte për zhvillim të industrisë, mbi 7 mijë vende pune me paga të larta

Ministri i MEKI: TEDA Tirana, projekt ambicioz për një zonë të lirë ekonomike transformuese