Begaj uron besimtarët myslimanë për nisjen e Ramazanit: Bujaria dhe solidariteti të mbizotërojnë tek secili nga ne

Besimtarët myslimanë në mbarë botën nisën sot Muajin e Shenjtë të Ramazanit.


Presidenti Bajram Begaj uroi sot në ditën e nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit besimtarët myslimanë.

Në mesazhin drejtuar besimtarëve myslimanë Begaj theksoi se “Ramazan sa më të begatë e agjërim sa më të lehtë për të gjithë besimtarët myslimanë! Uroj që bujaria dhe solidariteti, dy tipare thelbësore të këtij muaji, të mbizotërojnë te secili nga ne për t’u afruar më shumë me Zotin. Le të kujtojmë e të kujdesemi dhe për ata që pamundësia i ka bërë të mos gëzohen si gjithë të tjerët, e t’i ndihmojmë me bindjen e plotë se dhënësi përfiton më shumë se marrësi”.

“Muaji i Ramazanit mbart në vetvete edhe një tjetër bekim: mundësinë për të ruajtur lidhjet familjare e për të respektuar çdokënd me të cilët bashkëndajmë këtë vend.
Le ta shfrytëzojmë këtë mundësi për t’u bërë më të mirë e për ta bërë edhe vendin tonë më të begatë”, shkroi Begaj në një postim në rrjetet sociale.

Besimtarët myslimanë në mbarë botën nisën sot Muajin e Shenjtë të Ramazanit. Përveç vlerave shpirtërore e morale, agjërimi ka gjithashtu edhe një vlerë shoqërore shumë të madhe, atë të bashkimit të njerëzve mes tyre dhe kontributit për ata që janë në nevojë.

ATSH

Stërvitja “Mburoja e Arbrit-25”, Vengu: Ecim shpejt drejt një riarmatimi të mirëfilltë

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu mori pjesë në nisjen e grup-batalionit të Këmbësorisë së Lehtë (GBKL) në stërvitjen dislokuese të…

Global 360

Trump: Edhe Bashkimit Evropian do t’i vendosim tarifa 25%

Trump sulmoi bllokun, duke thënë se ai “u formua për të shkatërruar Shtetet e Bashkuara”.

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Stërvitja “Mburoja e Arbrit-25”, Vengu: Ecim shpejt drejt një riarmatimi të mirëfilltë

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu mori pjesë në nisjen e grup-batalionit të Këmbësorisë së Lehtë (GBKL) në stërvitjen dislokuese të…