Bonusi i Pranverës, nga e hëna nis shpërndarja për mbi 730 mijë pensionistë

Bonusi mund të tërhiqet deri më 30 shtator 2025.


Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se nga e hëna nis shpërndarja e Bonusit të Pranverës për mbi 730 mijë pensionistë brenda dhe jashtë vendit.

“Bonusi i Pranverës nis shpërndarjen nga e hëna për 730430 pensionistë, brenda a jashtë vendit, pranë çdo pike të Postës Shqiptare dhe bankave të nivelit të dytë”, u shpreh Rama në rrjetet sociale.

Nga kjo politikë mbështetëse përfitojnë 730430 pensionistë. Për pensionet bazë deri në 20,000 lekë bonusi është 10 mijë lekë. Për pensionet mbi 20,000 lekë bonusi është 5 mijë lekë.

Bonusi mund të tërhiqet deri më 30 shtator 2025.

Ndërkohë për të gjithë pensionistët që nuk kanë tërhequr ende bonusin e fundvitit, mund ta tërheqin atë deri më 30 qershor 2025.

Qeveria ka premtuar rishikim të skemës brenda këtij viti, me qëllim rritjen e pensioneve të ulëta.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Voto 5, bashkë me gratë dhe vajzat korçare ose hiçfare

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama zhvilloi sot një takim me gratë e vajzat e qarkut Korçë.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Voto 5, bashkë me gratë dhe vajzat korçare ose hiçfare

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama zhvilloi sot një takim me gratë e vajzat e qarkut Korçë.