
Misioni i NATO-s në Egje, anija “Butrinti” dhe anija gjermane “FGS Planet A4137” stërvitje të përbashkët
Komandanti i CTU vlerësoi punën e anijeve shqiptare dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit për përmbushjen e misioneve të Aleancës.

Anija “Butrinti” e Forcës Detare dhe ekuipazhi i saj, pjesë e misionit të NATO-s, “Sea Guardian” në detin Egje, zhvilluan një stërvitje të përbashkët me anijen gjermane FGS Planet A4137.
Gjatë stërvitjes në ujërat ndërkombëtare, u testuan aftësitë operacionale dhe ndërveprimi me anijet aleate sipas standardeve të NATO-s. Forca Detare njoftoi se u zhvillua edhe shkëmbimi i efektivëve për përvojë.
Komandanti i CTU vlerësoi punën e anijeve shqiptare dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit për përmbushjen e misioneve të Aleancës.