Panairi i Punës në Athinë, Rama: Shqipëria sipërmarrëse me mundësi të shumta e taksa më të ulta

Kryeministri Edi Rama është nisur sot për në Greqi, ku do të marrë pjesë të dielën në Panairin e parë shqiptar të Punës në Athinë.


Kryeministri Edi Rama është nisur sot për në Greqi, ku do të marrë pjesë të dielën në Panairin e parë shqiptar të Punës në Athinë.

Rama ndau në rrjetet sociale pjesë nga fjala e tij në takimin që mbajti më 12 maj të vitit të shkuar me bashkatdhetarët tanë në Greqi.

“Disa këtu në Greqi u çuditën, të tjerë u mërzitën, ndonjë edhe tha se unë nuk duhet të vija për vizitë tek ju, por mbase kur ta shohin këtë shfaqje gëzimi familjar, ata do kuptojnë që unë nuk kam ardhur të takohem me shërbëtorët e tyre të dikurshëm, por kam ardhur të çmallem me të zotët e barabartë të kësaj shtëpie”, u shpreh Rama në atë fjalim.

“Rrugës për Greqi sot, nesër në panarin e punës në Athinë. Dje shqiptarët e Greqisë shkuan për të gjetur një punë matanë kufirit. Nesër Shqipëria sipërmarrëse do të shkojë tek ta për t’u treguar punët që mund të gjejnë këtej kufirit”, tha Rama në një postim rrugës duke shkuar në Greqi.

“Kjo është hera e parë që Shqipëria e punës troket në derën e shqiptarëve të Greqisë për t’u thënë, ejani, kam punë për ju, me paga të arsyeshme, me taksa shumë më të ulta dhe me të gjitha aromat e vendit amë, që aq shumë mungojnë kur je jashtë”, theksoi Rama.

“Ejani dhe kaloni të shihemi dhe të llafosemi nesër me sipërmarrës të fushave të ndryshme për t’ju njohur nga afër me mundësitë dhe për t’ju informuar për kushtet e kontratave të punës në Shqipëri. Pastaj, nuk diskutohet, gjykoni vetë, me qetësi, me urtësi, merrni kohë si të jetë më mirë për ju”, u shpreh Rama.

Rama ndau sërish pjesë nga fjala e takimit në Athinë më 12 maj, ku shprehej: “Ju shqiptarët e Greqisë e patë fëmijët të mbytej në lot se kishte dalë më i miri në shkollë, por nuk iu dha e drejta e ceremonisë së flamurit dhe faji i fëmijës ishte se kishte ardhur nga foleja e shqipes dykrenare dhe nuk kishte lindur nën mbrojtjen e kryqit të bardhë, por, ja ku jeni. Ju shqiptarët e Greqisë nuk u dorëzuat kurrë dhe triumfuat, sepse ju jeni gjaku dhe shpirti i një kombi që çfarë nuk pa dhe çfarë nuk hoqi nën këtë qiell, por asnjë fuqi apo padrejtësi e kësaj bote nuk e zhbëri dot nga faqja e këtij dheu”.

Kjo, u shpreh Rama, rrugës sot për në Greqi, “është koha kur për herë të parë mundësia e hyrjes në Bashkimin Evropian është kaq reale sa dritarja e hapur duket me sy, sepse për herë të parë yjet e fatit tonë dhe të fatit të Evropës janë rreshtuar në vijë të drejtë. Kanë rënë dakord me planin e përfundimit të negociatave të anëtarësimit deri në fund të 2027-ës. Një afat tejet ambicioz dhe shpejtësia me të cilën ne po ecim me hapjen e kapitujve të negociatave është më e larta në historinë e integrimit”.

Por, shtoi kreu i qeverisë, “sepse thjesht Shqipëria, ne po bëjmë detyrat me shpejtësi dhe sukses, por sepse dhe ata, BE-ja, janë shumë të interesuar të na fusin brenda në shtëpinë e tyre. Ky është shansi dhe ky është momenti ynë historik për t’i dhënë emrit të Shqipërisë dhe shqiptarëve atë ngjyrën e artë të yjeve të Bashkimit Evropian, duke i dhënë kështu fund njëherë e përgjithmonë poshtërimeve dhe nëpërkëmbjeve të pafundme të gjithë rrugëtimit tonë të mundimshëm në histori”.

“Kjo është ngritja e dytë e dytë e flamurit kombëtar, pas asaj të Pavarësisë në 1912-ën. Kjo është shpallja e Shqipërisë shtet anëtar i barabartë i familjes së bashkuar evropiane. Kjo është “hakmarrja” më e ëmbël shqiptare dhe bekimi i të gjithë fëmijëve të shqipes, si krijesa të lira dhe përgjithnjë të barabarta të Evropës së bashkuar”, tha Rama.

“Prandaj, – shtoi Rama, – të gjithë shqiptarëve, atyre të Greqisë dhe atyre të Evropës u them le t’i harrojmë të gjitha historitë dhe bla, bla, blatë e të sotmes, dasitë dhe partitë dhe le të kapemi dorë për dore dhe të bëhemi ylli i ri i në flamurin e Evropës së bashkuar duke u bërë më 11 maj fuqia e papërmbajtshme e ëndrrës evropiane të shqipes dykrenare”.

“Pastaj të tjerat m’i lini mua, na i lini ne. Shumë shpejt dita që e kemi ëndërruar me shekuj për të qenë pjesë e asaj familjeje nga ku dielli lind atje ku perëndon, do të jetë dita jonë, dita e Shqipërisë në BE”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama nga Berlini: Shqipëria e zgjedhura e nderit nē “ITB Berlin”, panairi më i madh në botë

Kryeministri Edi Rama njoftoi se ndodhet në Berlin të Gjermanisë, për të marrë pjesë në çeljen e Panairit të Turizmit,…

Global 360

581-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës, Osmani: Bashkimi është forca jonë më e madhe

Si sot, më 2 mars 1444 u mbajt Kuvendi i Lezhës, i organizuar nga Gjergj Kastrioti.

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama nga Berlini: Shqipëria e zgjedhura e nderit nē “ITB Berlin”, panairi më i madh në botë

Kryeministri Edi Rama njoftoi se ndodhet në Berlin të Gjermanisë, për të marrë pjesë në çeljen e Panairit të Turizmit,…