Programi “Shkolla Qendër Komunitare”, Manastirliu: Zbatim në mbi 55 shkolla të Tiranës
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu bashkë me zëvendëskryetarin e bashkisë së Tiranës, Andi Seferi, zhvilluan sot një takim me përfaqësues të organizatave sportive, trajnerë dhe prindër, ku diskutuan për programin “Shkolla Qendër Komunitare” që po zbatohet në më shumë se 55 shkolla të Tiranës.

“Ky model ka angazhuar mijëra fëmijë dhe qindra trajnerë në disiplina të ndryshme sportive, duke promovuar aktivitetin fizik dhe kujdesin për shëndetin e fëmijëve”, u shpreh ministrja.
Manastirliu theksoi se, investimet në palestra dhe terrene sportive kanë mundësuar krijimin e ekipeve sportive në shkolla, ku mbi 12 mijë fëmijë luajnë basketboll dhe volejboll jashtë orarit mësimor, duke kontribuar direkt në mirëqenien e tyre.
“Ne do të vijojmë me investimet e reja në shkolla, për të rritur frymën dhe kulturën sportive, kaq të nevojshme për një jetë të shëndetshme dhe aktive”, theksoi Manastirliu.