Rama: Numri i bizneseve i dyfishuar, zero taksa për biznesin e vogël edhe mandatin e katërt

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me asambletë socialiste të Kamzës dhe njësive 7, 10 u ndal tek disa nga punët e kryera ndërsa foli për furnizimin me energji elektrike, heqjen e taksës me biznesin e vogël si dhe furnizimin 24 orë me ujë të pijshëm.


Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me asambletë socialiste të Kamzës dhe njësive 7, 10 u ndal tek disa nga punët e kryera ndërsa foli për furnizimin me energji elektrike, heqjen e taksës me biznesin e vogël si dhe furnizimin 24 orë me ujë të pijshëm.

“10 vite më parë këtë mbledhje do ta bënim me gjeneratorë. Jo Kamza po zemra e Tiranës në këtë orë në këtë periudhë të vitit zhurmonin nga gjeneratorët. Lokalet dhe trotuaret ishin të mbushur me gjeneratorë ju e kujtoni shumë mirë. Sot është komplet situatë tjetër, furnizimi me energji elektrike është në tërësi i garantuar dhe kemi ulur edhe çmimin, për herë të parë në gjithë rajonin tonë. Ata që shikojnë faturat i krahasojnë atë të vitit të kaluar me këtë sivjet dhe shikojnë se paguajnë më pak”, theksoi Rama.

Duke u ndalur tek zhvillimi i ekonomisë në vend, Rama u shpreh se “117 mijë subjekte biznesi kishte kur ne morëm detyrën, sot ka 250 mijë. Nëse subjektet e biznesit janë më shumë se dyfishuar atëherë janë më të mira kushtet ekonomike apo janë më të këqija”.

“Mos harrojmë një gjë 117 mijë subjekte biznesi që paguanin taksa, 10% taksë paguanin dhe u fillonte TVSH që në xhiron 40 mijë euro. Sot zero taksë deri në 140 mijë euro xhiro që në atë kohë quhej biznes i madh dhe zero TVSH deri në xhiron 100 mijë euro”, vijoi ai.

“Nuk e ka asnjë vend i rajonit dhe do të qëndrojë deri në fund të mandatit tonë të katërt, deri në fund të 2029 se ashtu e kemi premtuar. Çfarë do të thotë kjo, kjo do të thotë që paratë që biznesi i paguante shtetit sot i mban në familjen e vet biznesi i vogël”, tha Rama.

Nga ana tjetër, vijoi Rama, në atë kohë kur ne nisëm këtë rrugëtim 10% ishte taksa mbi çdo pagë.

”Pastruesja në Kryeministri paguante 10% nga paga e vet njësoj si Kryeministri. Sot pastruesja në Kryeministri nuk paguan asnjë lek nga paga e vet, Kryeministri paguan shumë më tepër se 10% taksa dhe kështu në të gjithë sistemin. 57% e shqiptarëve që marrin një pagë në sektorin publik ose privat paguajnë zero dhe 36% paguajnë nga 4-10% taksë. E dini çfarë është kjo? Kjo është që çdo vit krahasimisht me kur ne nisëm detyrën 140 milionë euro nuk i marrim i fusim në buxhet po ia lëmë njerëzve. Janë 1.4 miliardë euro në 10 vjet. Këto para i kanë mbetur në arkë të gjithë atyre që kanë një pagë dhe kanë shtuar frymëmarrjen e familjeve”, tha Rama.

Më tej Rama u ndal tek aksesi në aviacion ku theksoi se “në 2016 aksesi në aviacion i shqiptarëve rezidentë në Shqipëri ka qenë 6.7%. Kishim aeroportin më të shtrenjtë të Evropës biletat ishin tmerr dhe numri i fluturimeve dhe pasagjerëve ishte shumë i ulët. Sot kemi një aeroport që është aeroporti me arritjen më të lartë në Evropë. Kemi tejkaluar Beogradin me numër pasagjerësh dhe aksesi në aviacion është rritur me 32% sepse ka një pjesën dhe këneta sidomos, që thonë “Po këto i bëri koha, pse çfarë donit ju që të ishte prapë kështu? Sikur çfarë keni bërë, këto i ka bërë koha”.

“Po mirë, pse i bëri koha kur qeverisim ne dhe nuk i bëri koha më përpara? Pse, për shembull, koha dhe jo koha e 10 viteve përpara se të vinim ne në detyrë, por koha e 100 vjetëve përpara se të vinim ne në detyrë, pse bëri vetëm 4 zona furnizimi me ujë 24 orë në Shqipëri? 4 zona 24 orë, aq kishte kur morëm ne detyrën. Pse sot janë 43 zona urbane dhe 98 zona rurale që kanë 24 orë ujë? Pse nuk i bëri koha këto më përpara? Pse nuk bëri koha disa spitale të reja, për shembull, deri kur erdhëm ne në detyrë, por të gjithë çfarë ishin spitale që ne gjetëm ishin bërë në vitet ’60 dhe ’70? Pse nuk i bëri koha disa nga këto 53? T’i kishte bërë më përpara”, tha Rama.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Stërvitja “Mburoja e Arbrit-25”, Vengu: Ecim shpejt drejt një riarmatimi të mirëfilltë

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu mori pjesë në nisjen e grup-batalionit të Këmbësorisë së Lehtë (GBKL) në stërvitjen dislokuese të…

Global 360

Trump: Edhe Bashkimit Evropian do t’i vendosim tarifa 25%

Trump sulmoi bllokun, duke thënë se ai “u formua për të shkatërruar Shtetet e Bashkuara”.

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Stërvitja “Mburoja e Arbrit-25”, Vengu: Ecim shpejt drejt një riarmatimi të mirëfilltë

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu mori pjesë në nisjen e grup-batalionit të Këmbësorisë së Lehtë (GBKL) në stërvitjen dislokuese të…