Spiropali uron nisjen e Ramazanit: Thirrje e fortë në funksion të rritjes shpirtërore

Besimtarët myslimanë në mbarë botën nisën sot Muajin e Shenjtë të Ramazanit


Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali uroi sot besimtarët myslimanë, me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit.

Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali u uroi të gjithë besimtarëve myslimanë agjërim të lehtë e të pranuar të muajit të Ramazanit.

“Fjala ‘sakrificë’ vjen prej latinishtes e do të thotë ‘të bësh një veprim të shenjtë’! E mendoj agjërimin në religjion, e sidomos te besimi Islam, si thirrje të fortë të ushtrimit të ekzistencës sonë fizike në funksion të rritjes shpirtërore”, u shpreh Spiropali në rrjetet sociale.

Kryetarja e Kuvendit theksoi se agjërimi përshkruhet në Kuranin e Shenjtë edhe si thirrje e fortë për zgjimin e inteligjencës te besimtari, se si të dallojë të mirën nga e keqja, dritën nga errësira.

“Në fakt në suren Ul – Buqarah, 2:157, ka një pasazh të mrekullueshëm: ‘Hani e pini derisa në zbardhje të ditës që të dini të dalloni mes fijes së hollë që ndan dritën prej errësirës’. Të gjithë besimtarëve myslimanë u uroj agjërim të lehtë e të pranuar të muajit të Ramazanit, që çdokush t’i afrohet sa më shumë të shenjtës, bash siç thotë Kurani: Agjëroni që të keni drojë prej Zotit’”, u shpreh Spiropali.

Besimtarët myslimanë në mbarë botën nisën sot Muajin e Shenjtë të Ramazanit. Përveç vlerave shpirtërore e morale, agjërimi ka gjithashtu edhe një vlerë shoqërore shumë të madhe, atë të bashkimit të njerëzve mes tyre dhe kontributit për ata që janë në nevojë.

ATSH

Lexo më shumë nga

Stërvitja “Mburoja e Arbrit-25”, Vengu: Ecim shpejt drejt një riarmatimi të mirëfilltë

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu mori pjesë në nisjen e grup-batalionit të Këmbësorisë së Lehtë (GBKL) në stërvitjen dislokuese të…

Global 360

Trump: Edhe Bashkimit Evropian do t’i vendosim tarifa 25%

Trump sulmoi bllokun, duke thënë se ai “u formua për të shkatërruar Shtetet e Bashkuara”.

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Stërvitja “Mburoja e Arbrit-25”, Vengu: Ecim shpejt drejt një riarmatimi të mirëfilltë

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu mori pjesë në nisjen e grup-batalionit të Këmbësorisë së Lehtë (GBKL) në stërvitjen dislokuese të…