Mësimi i gjuhës shqipe në Greqi, Rama: Mbështetje financiare për 50 mësues shqiptarë

Kryeministri Edi Rama në takimin me mësuesit shqiptarë në Athinë të Greqisë, njoftoi sot për programin e mbështetjes financiare për 50 mësues shqiptarë që u mësojnë gjuhën shqipe fëmijëve të emigrantëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi.


Kryeministri Edi Rama në takimin me mësuesit shqiptarë në Athinë të Greqisë, njoftoi sot për programin e mbështetjes financiare për 50 mësues shqiptarë që u mësojnë gjuhën shqipe fëmijëve të emigrantëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi.

“Nisim për herë të parë një program mbështetje financiare për 50 mësues, që do të zgjerohet më pas edhe në shtete të tjera, për ata që me misionin patriotik për të ruajtur e trashëguar gjuhën shqipe, mes sakrificave e ndjenjës së përkatësisë, i mësojnë gjuhën tonë të bukur fëmijëve shqiptarë, duke i mbajtur të lidhur fort me rrënjët e tyre, e për t’iu dhënë një mundësi më shumë për t’u kthyer e për të jetuar aty ku e kanë zemrën, në Shqipëri”, u shpreh Rama.

Kryeministri vuri në dukje se, për herë të parë nis një program mbështetje financiare për 50 mësues, që do të zgjerohet më pas edhe në shtete të tjera.

“E materializuam nismën e marrë herën e kaluar. Ky është fillimi dhe grupi i parë i dallëndysheve që lajmërojnë këtë pranverë të gjuhës shqipe në Greqi. Ne kemi mësuar shumë nga ky proces dhe do të bashkëpunojmë me ju pasi ambicia jonë është të mos ketë asnjë zonë të pa mbuluar mësues të gjuhës shqipe”.

“Më vjen mirë që e materializuam nismën e marrë kur erdhëm herën e kaluar. Falënderoj në mënyrë të posaçme ambasadoren që i kushtoi një vëmendje të veçantë kësaj nisme dhe na e lehtësoi punën në mënyrë shumë të ndjeshme dhe dua të falënderoj zonjat mësuese për angazhimin. Ky është vetëm fillimi, është vetëm grupi i parë i dallëndysheve që lajmërojnë këtë pranverë të gjuhës shqipe në Greqi, sigurisht që ne e kemi mësuar shumë nga i gjithë ky proces. E dimë që nuk është thjesht çështja e identifikimit dhe regjistrimit të mësuesve dhe pagës së mësuesve nga shteti shqiptar, por ka edhe ca elementë të tjerë që duhen marrë parasysh. Do i bëjmë në bashkëpunim të ngushtë me ju, ambicia jonë është që këtë numër ta rrisin në mënyrë të ndjeshme. U shpërblye një mund jo i vogël i shumë prej jush, që këtë punë e kanë nisur prej shumë kohësh”, u shpreh Rama.

Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal edhe bashkëpunimin me shtetin Grek.

“Sot jemi në pozicion tjetër dhe më vjen mirë që edhe marrëdhëniet me qeverinë këtu janë në një moment shumë më të mirë se sa ishin, duhet të jenë akoma më të mira, do bëjmë çmos që të jenë më të mira. Na është hapur një dritare e madhe mundësie që të jemi pjesë e BE. Aty do kalojmë si popull, shtet, komunitet, si shoqëri shqiptare në një nivel tjetër. Ndjenja e barazisë nuk do jetë thjesht burim i vetëdijes se sa shumë gjëra kemi arritur të ndryshojmë për veten, por do jetë edhe e vulosur zyrtarisht, të qenit anëtarë të barabartë të BE. Duke qenë se bashku me Greqinë në të njëjtën tryezë si ta barabartë, do jemi dhe më të fortë si lagje këtu e Ballkanit dhe do mund të bëjmë gjëra ende më të mira se çdo mund të bënim nëse s’do kishim këtë status të ri”, tha Rama.

Mësueset vlerësuan programin e mbështetjes si burim të force për të çuar përpara misionin e tyre të mësimit të gjuhës shqipe.

Elefteri Metka është mësues e gjuhës shqipe në Greqi. Ajo tregon se ka 9 vite që zhvillon mësimin e gjuhës shqipe në tre shkolla. “Sot firmosëm kontratën tonë për të qenë mësues të kombit, mësues të arsimit të shtetit shqiptarë. Kjo na nderon dhe na fuqizon më shumë për mësimin e gjuhës shqipe”, tha ajo.

Ndërsa ,Majlinda Lipi, nga qyteti i Korçës , punon si mësuese vullnetare e mësimit të gjuhës shqipe në qytetin e Katerinit në Greqi, prej 6 vitesh. Ajo u shpreh e lumtur për programin e mbështetjes financiare që po zbaton qeveria shqiptare për mbështetjen e mësuesve. “ Jam shumë e gëzuar që erdhi kjo ditë që ne dhe të vlerësohemi për punën tonë dhe çojmë përpara misionin tonë”, theksi Lipi.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama nga Berlini: Shqipëria e zgjedhura e nderit nē “ITB Berlin”, panairi më i madh në botë

Kryeministri Edi Rama njoftoi se ndodhet në Berlin të Gjermanisë, për të marrë pjesë në çeljen e Panairit të Turizmit,…

Global 360

581-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës, Osmani: Bashkimi është forca jonë më e madhe

Si sot, më 2 mars 1444 u mbajt Kuvendi i Lezhës, i organizuar nga Gjergj Kastrioti.

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama nga Berlini: Shqipëria e zgjedhura e nderit nē “ITB Berlin”, panairi më i madh në botë

Kryeministri Edi Rama njoftoi se ndodhet në Berlin të Gjermanisë, për të marrë pjesë në çeljen e Panairit të Turizmit,…